Infektologu, Hamdi Ramadani kërkon rikthim të masave shtrënguese në vend pas rritjes se rasteve me virusin korona

Infektologu, Hamdi Ramadani kërkon rikthimin e masave shtrënguese në vend pas rritjes të rasteve me virusin korona

Infektologu, Hamdi Ramadani, e cilëson shqetësuese situatën e fundit me Covid-19 në Kosovë, pasi vetëm gjatë 24-orëshit të fundit janë regjistruar mbi 500 raste të infektuarish dhe dy persona kanë humbur jetën. Ai u bën thirrje institucioneve kompetente që t’i rikthejnë masat shtrënguese në vend, sepse siç shprehet, vaksinimi e imunizimi për momentin nuk mund të ndihmojë meqë është numër i vogël i tyre. Ramadani shton që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike duhet të dalë në mënyrë emergjente me qëndrime e vendime të prera se si duhet ndalur ky numër të infektuarish dhe që së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë të ndërmarrin masa të shpejta e të menjëhershme sepse sipas tij, situata mund të shkojë edhe më keq dhe të përshkallëzohet gjendja.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …