Sot është dita botërore e zjarrfikësve ku në shumë vende organizohen aktivitete në shenjë respekti për ta

Tahir Ahmeti: Zjarrfikësit e Kosovës gjithmonë në nivel të detyrës

Shqetësuese ishin pamjet e zjarreve të djeshme në zonën e Kalimashit, në Shqipëri. Përtej simbolikës, institucionet emergjente të Kosovës, si gjithmonë menjëherë i dolën në ndihmë Shtetit Shqiptar. Ndihmë profesionale dhanë 33 zjarrfikës me 10 automjete për luftimin e zjarreve malore, si dhe një kontigjent i FSK-së për shuarjen e zjarreve.

Zjarrfikësit e Kosovës treguan edhe njëherë që krahas punës profesionale që bëjnë kanë edhe një profesion krejtësisht human, dhe janë gjithmonë në shërbim të sigurisë së qytetarëve, jo vetëm në Kosovë, por aty ku ka nevojë dhe aty ku ju kërkohet.

Besoj dhe shpresoj që institucionet e Kosovës, e kanë kuptuar rolin dhe rëndësinë e punës që bëjnë zjarrfikësit, dhe me urgjencë do të fillojnë investimet e duhura në këtë sektor të sigurisë të lënë totalisht pas dore. Si pikënisje do të ishte përmirësimi i kushteve të punës, si dhe i mjeteve dhe pajisjeve të zjarrfikësve, në mënyrë që ata të kryejnë punën e vet në shërbim të sigurisë së qytetarëve.

(Tahir Ahmeti, është njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …