Nga 30 gushti e deri më 8 shtator KFOR-i do të mbajë një Ushtrim për Trajnim dhe Stërvitje Operacionale

Nga 30 gushti e deri më 8 shtator KFOR-i do të mbajë një Ushtrim për Trajnim dhe Stërvitje Operacionale

Gjatë muajve gusht dhe shtator, KFOR-i do të zhvillojë një Ushtrim për Trajnim dhe Stërvitje Operacionale, kjo do të rezultojë në një rritje të përkohshme të trupave në terren. Stërvitja do të mbahet nga data 30 gusht deri më 8 shtator. Aty do të përfshihen skenarë të kontrollit të turmës dhe trazirave, aktivitete të lirisë së lëvizjes dhe operacione të sigurisë që synojnë ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie. Në përfundim të stërvitjes, të gjitha forcat shtesë do të largohen nga Kosova dhe do të kthehen në vendet e tyre përkatëse”, thuhet në njoftim. Sipas njoftimit thuhet se kjo përfaqëson një ngjarje rutinë, nën emërtimin “OPREH Niveli II”.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK-Deçan: Homazhe për babain e tre Heronjeve, veteranin e UÇK-së, Hilmi Haradinaj

Njoftim! Të nderuara Familje të Dëshmorëve, invalid e veteran të luftës së UÇK-së. Të nderuar …