Infektologu, Izet Sadiku je dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës të drejtorit të Klinikës Infektive

Infektologu, Izet Sadiku jep dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës të drejtorit të Klinikës Infektive

Infektologu, Izet Sadiku i cili deri para tri jave ishte në pozita e ushtruesit të detyrës të drejtorit të Klinikës Infektive tashmë ka dhënë dorëheqje. Sadiku ka deklaruar se ka tri javë që ka dorëzuar dorëheqjen në drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Ai sqaroi se dorëheqja është për arsye personale dhe se në krye të Infektivës kishte ardhur për shkak se gjendja me pandeminë ishte e rëndë dhe klinika ishte pa drejtor. “Kam dhënë dorëheqje tash e tri javë për arsye personale. Unë e kam marrë klinikën në kohën kur ka pas shumë raste me COVID-19 për shkak se ka qenë pa drejtor, tash kam dhënë dorëheqje sepse ka qenë për një periudhë kalimtare”, ka deklaruar ai. Sadiku.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …