Iniciativa “CorrWatch” kundër  vazhdimit të  praktikës së mbajtjes së pozitave drejtuese me ushtrues të detyrës, në administratë

Iniciativa “CorrWatch” ka shprehur shqetësimin për vazhdimin e praktikës së mbajtjes së pozitave drejtuese me ushtrues të detyrës  në administratën publike edhe pas tejkalimit ligjor. “Më 26 shtator 2024 janë bërë 1 vit nga hyrja në fuqi e Ligjit për Zyrtarët Publik (LZP) dhe një shumicë e konsiderueshme e pozitave drejtuese (sekretar të përgjithshëm, drejtor departamenti dhe udhëheqës i divizionit) vazhdojnë të mbahen me ushtrues detyre edhe pse afati ligjor ka skaduar. LZP ka vendosur disa rregulla dhe afate kohore sa i përket ushtruesve të detyrës ku ndër të tjera edhe maksimumin e ushtrimit të një pozitë që është 6+6 muaj ose 1 vit. Për ilustrim, nga gjithsej 16 ministri të Qeverisë (përfshirë Zyrën e Kryeministrit), 8 prej tyre funksionojnë me ushtrues detyre. Në reagim është thënë se tejkalimi i këtij afati përveç që është paligjshmëri në vetvete, “prodhon edhe një pasojë tjetër juridike që është shpallja e paligjshme e çdo vendimi të marrë nga ushtruesi pas kalimit të afatit 1 vjeçar siç përcaktohet nga vet Ligji.

Kontrolloni gjithashtu

Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit

Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …