INPO: Vetëm 10.71% e tenderëve të planifikuar në pesë ministri kanë përfunduar me kontrata

Organizata INPO ka publikuar një raport që tregon se vetëm 10.71 për qind e tenderëve të planifikuar për periudhën janar-shtator 2024 në pesë ministri kanë përfunduar me lidhje kontratash. Kjo analizë e realizuar nga INPO fokusohet në performancën e ministrive në realizimin e planit të prokurimit për këtë periudhë. Sipas të dhënave, nga gjithsej 280 aktivitete të prokurimit të planifikuara për kontrata për punë në këto pesë ministri, vetëm 10.71% e tyre kanë rezultuar me lidhje kontratash. Po ashtu, pjesëmarrja e kontratave të lidhura sipas vlerës së parashikuar për punë në të gjitha ministritë e monitoruara është vetëm 4.7% në raport me planin e prokurimit. Ministritë e monitoruara përfshijnë, atë të Arsimit, të Kulturës, të Brendshmen, të  Shëndetësisë she të Mjedisit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …