leoni

Astrit Dehari

Insitucionet, përveç kryetarit të Kuvendit, ende nuk e kanë ngushëlluar publikisht familjen e Astrit Deharit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i ka shprehur ngushëllime familjes Dehari për humbjen tragjike të birit, Astritit Në mënyrë që dhimbja e rëndë familjare dhe shqetësimi i publikut të mos manipulohen, kryeparlametari Veseli, kërkon nga institucionet përkatëse të ligjit që në mënyrë urgjente të sqarojnë në tërësi dhe në detaje këtë rast. Telegrami ngushëllimi familjes Dehari i kanë dërguar: Vetëvendosja, AAK-ja, Nisma për Kosovën, Partia Fjala si dhe kryesues shoqatash e organizatash të ndryshme. Tani për tani familjen Dehari nuk e ka ngushëlluar koalicionin qeveritar PDK-LDK, Qeveria, as Presidenca.

Lajmet ora  18.00  dhe 21.00  ( 6. 11. 2016)

 

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, gjatë një konference për medie ka thënë se vdekja e aktivistit Astrit Dehari  është përgjegjësi absolute e institucioneve të shtetit,  sepse ai ka vdekur për sa kohë që mbahej në burg dhe ai tash e 68 ditë terrorizohej me akuza të ulëta e të pacaktuara. Ne e mbështesin kërkesën e familjes Dehari që të jenë pjesëmarrës me mjekë neutralë dhe të jashtëm në autopsi. Aludimet se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka vdekur nga konsumimi i barnave, i ka hedhur poshte. Molliqaj ka thënë se Dehari ishte mirë dhe se nuk ka qenë duke përdorur kurrfarë ilaçesh. “Astriti nuk ka vdekur në spital, por ka shkuar i vdekur atje. Ai një javë më parë i ka bërë analizat me kërkesë të tij dhe analizat kanë treguar se nuk vuan nga asnjë problem. Astrit Dehari nuk ka qenë duke marrë asnjë medikament apo tabletë sa ka qenë në burg. Si u bë që deklarimi nga barnat, kur ai nuk merrte asnjë medikament në burg. Atje merren vetëm me udhëzues të mjekut dhe mund të përdorën vetëm me prezencën e tij, nuk të lihen në dhomë, por duhet t’i përtypësh në prezencë”, ka thënë Molliqaj.

Në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, janë mbajtur homazhe dhe janë ndezur qirinj në nderim të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,  i cili vdiq dje në Burgun e Prizrenit, në rrethana ende të pasqaruara.  Lëvizja  shprehu edhe një herë ngushëllime për familjarët, shoqërinë dhe gjithë aktivistët për vdekjen e Astrit Deharit. Gjatë një konference të jashtëzakonshme për media, kryetari Visar Ymeri dhe Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj, kërkuan zbardhjen e rastit duke mbajtur përgjegjëse institucionet që dolën me deklarata kontradiktore mënjeherë pas vdekjes. Ai dje ka qenë duke u mbajtur për ditën e 68,  në paraburgim. Pas 68 ditësh marrim lajmin e tmerrshëm të vdekjes së anëtarit të Këshillit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shokut tonë Astrit Dehari. Student i shkëlqyer i mjekësisë dhe anëtar i një familjeje të shkëlqyer patriote kalon 68 ditë në paraburgim, në vendin ku suspendohet dinjiteti. Këtë paraburgim Astritit dhe pesë aktivistëve të tjerë ia kishte montuar policia bashkë me prokurorin, pa asnjë provë a fakt të qëndrueshëm.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i ka shprehur ngushëllime familjes Dehari për humbjen tragjike të birit, Astritit Në mënyrë që dhimbja e rëndë familjare dhe shqetësimi i publikut të mos manipulohen, kryeparlametari Veseli, kërkon nga institucionet përkatëse të ligjit që në mënyrë urgjente të sqarojnë në tërësi dhe në detaje këtë rast. Telegrami ngushëllimi familjes Dehari i kanë dërguar: Vetëvendosja, AAK-ja, Nisma për Kosovën, Partia Fjala si dhe kryesues shoqatash e organizatash të ndryshme. Tani për tani familjen Dehari nuk e ka ngushëlluar koalicionin qeveritar PDK-LDK, Qeveria as Presidenca.

Kreu  i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë, se Prokuroria dhe ekipet përkatëse, kanë kryer të gjitha hetime në bazë të rregullave për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit. Dehari ndodhej nën masën e paraburgimit, pasi u arrestua javë më parë me akuzën për përfshirje në sulmin me armë zjarri mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Kryeprokurori Hoxha tha se nga hetimet e deritashme, rezulton se i ndjeri është dërguar në spital pa shenja jete. Ai tha se prokurori është duke mbledhur edhe disa informacione, por ato më kryesoret do të jenë pas përfundimit të autopsisë që do të bëhet nga ekspertët mjeko-ligjorë.

Ministria e Drejtësisë po ndjek me vëmendje të veçantë zhvillimet sa i përket hetimit dhe sqarimit të rrethanave në të cilat humbi jetën i paraburgosuri Astrit Dehari. Me qëllim të garantimit të transparencës, në sqarimin e rrethanave të vdekjes së të ndjerit, Ministria e Drejtësisë njofton opinionin se me vendim të Prokurorisë, është lejuar përfshirja e ekspertit të kërkuar nga familjarët e të ndjerit, në cilësinë e vëzhguesit në procesin e autopsisë.
 Aktualisht, ekipi i mjekëve ligjorë mbetet në pritje të propozimit të emrit të ekspertit nga familjarët e të ndjerit, në mënyrë që të fillojë sa më parë autopsia dhe të sqarohen zyrtarisht shkaqet e vdekjes.
 Ministria e Drejtësisë kërkon nga të gjitha institucionet e përfshira, në veçanti Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, që procesi të zhvillohet me transparencë të plotë dhe siguron familjarët dhe opinionin se do të ndërmarr të gjitha masat që janë në mandatin e Ministrisë për të siguruar transparencë në këtë proces.

Familja Dehari ka angazhuar një ekspert të mjekësisë ligjore nga shteti i Shqipërisë, i cili do ta mbikëqyrë procesin e autopsisë për Astritit, i cili gjatë ditës së djeshme ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta. Autopsia pritet të bëhet të hënën, pasi eksperti shqiptar ende nuk ka ardhur në Kosovë. “Presim që së shpejti të vijë mjeku nga Shqipëria dhe nesër të ndjerit t’i bëhet procesi i autopsisë”, ka thënë prokurori Metush Biraj, i cili po merret me vdekjen e dyshimtë të 26 vjeçarit. Biraj ka thënë se është miratuar kërkesa e Familjes Dehari për angazhimin e një eksperti të jashtëm për të marrë pjesë në autopsinë e djalit të tyre. Eksperti nga Shqipëria nuk do të jetë pjesë e mjekëve ligjorë që do ta bëjnë autopsinë, por vetëm do të jetë mbikëqyrës. Vdekja e Deharit është cilësuar si e dyshimtë. Për të hetuar rastin janë përfshirë Policia, Prokuroria dhe Mjekësia Ligjore.

Unioni i Studentëve të Kosovës ka kërkuar që sa më shpjet të sqarohen rrethanat e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, që ndërroi jetë në Burgun e Prizrenit. “Union i Studentëve të Kosovës, kërkojmë nga institucionet e drejtësisë në Kosovës që sa më parë të sqarohen rrethanat e vdekjes së Astritit”, thuhet në komunikatën për media. “Në emër të studentëve të Republikës së Kosovës shprehim ngushëllimet të sinqerta familjes Dehari për vdekjen e djalit të tyre Astritit. Ngushëllime shoqërisë dhe gjithë atyre që e njohën studentin, kolegun Astrit Dehari”, thuhet në komunikatë.

Në Rahovec u shënua 18- vjetori i rënies së heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici. Me këtë rast, janë bërë homazhe dhe vendosje të buqetave me lule, në  vendin e rënies mbi fshatin Opterushë dhe tek varrezat e dëshmorëve në qytetin e Rahovecit dhe përmendoreve të Heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici. Pas homazheve dhe vendosjes së buqetave me lule në sallën e Qendrës kulturore ” Mensur Zyberaj” në Rahovec, u mbajt akademia  përkujtimore kushtuar rënies së dy heronjve ku ishin të pranishëm institucionet komunale në krye me kryetarin Idriz Vehapi, familjarët dhe bashkëluftëtarët, ku u përkujtuan edhe tre dëshmorë nga Vushtrria, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi dhe Nezir Ymeri, poashtu të rënë bashkë me Tonin e Micin. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, në fjalën e tij të mbajtur në akademi e mbajtur për veprën e dy heronjve të Kosovës, Tonin dhe Micin  tha se ata janë krenaria dhe drejtimi se di duhet të mbrohet vendi.

Në raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, thuhet se gjatë luftës në Kosovë, në mesin e viktimave civile, të cilat  janë gjetur në varrezat e masive në Serbi, janë ngritur dyshime serioze për heqjen e organeve të civilëve shqiptarë, që ishin marrë peng nga forcat serbe në Kosovë, Ky raport është hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr.Mark Skinner, sipas të cilit këto dyshime janë përqendruar tek 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi, ku të njëjtit më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës. Espertiza ka vërtetuar se këta trupa nuk ishin ekzekutuar me plumba apo mbytur me mjete tjera, vdekja e tyre është krejtësisht e një natyre tjetër, ka shkruar ne raport Dr. Skinner, i cili potencon se në Batajnice kishte 8 lokacione ku janë bere këto zhvarrime. Të gjitha lokacionet në këtë raport janë shënuar me shkurtesa si, BA 1, BA 2, Deri ne BA 8. Nga zhvarrimet e këtyre lokacioneve janë 705 kufoma te plota.  Në mesin e këtyre viktimave që dyshohet se iu janë nxjerrë organet, kanë qenë 13 meshkuj, 14 femra dhe 9 fëmijë.

Në një mbrëmje me rininë e Gjakovës, të organizuar nga Forumi Rinor i AKR-së, kryetari i partisë, z.Behgjet Pacolli është pritur me entuziazëm nga 5 mijë të rinj në këtë qytet. Ai në këtë tubim ju është drejtuar me një fjalim të shkurtër të rinjve në Gjakovë, duke i siguruar ata se i gjithë angazhimi dhe përkushtimi i tij dhe i Aleancës Kosova e Re, do të jetë në funksion të garantimit të një perspektivë më të mirë për të gjithë. Lideri i AKR-së, në rrafshin e Dukagjinit është pritur me duartrokitje nga mijëra të rinj të cilët kishin ardhur për ta përshëndetur atë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti nuk e priti në takim Edi Ramën, por shprehet i gatishëm për takim me Vuçiqin

Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …