Skënder S. Kapiti

Skënder Kapiti: Votuesit në Shqipëri dhe në Kosovë nuk i gëlltisin më pehlivanllëqet e politikanëve të tyre

Politika është mashtrim pasi ajo gjithmonë ka vetëm një qëllim: për të marrë dhe rrëmbyer pushtetin apo pjesë të tij. Ky është synimi i përjetshëm i politikës: pushteti dhe vetëm ai. Dhe për këto arsye politikanët, sidomos në demokraci duke përjashtuar dhunën, ata përdorin edhe të gjitha amoralitetet e tjera si mashtrimet, genjeshtrat, korrupsionin , financimet e paligjshme, blerjen e votës , spekulojnë me ligjin , me patriotizmin etj. Sidomos të gjitha këto duke përfshirë edhe presionin dhe dhunën janë përdorur në Shqipëri. Këto mashtrime dhe pehlivanllëqe tashmë dihen.

Por sot do të trajtoj ca dredhira  e mashtrime të tjera që e karakterizojnë politikën dhe politikanët tanë të Shqipërisë dhe të Kosovës, si të vecantat dhe ato të përbashkëtat që ato  kanë; pikërisht atë të spekulimit me patriotizmin dhe me imazhin e kombëtarit  si dhe dhe me imazhin që i krijojnë mediatikisht vetes, atë të “imazhit ” të patriotit,  atë te “aktorit” e “faktorit” të rëndësishëm dhe të respektit dhe të përkrahjes që mundohen të fitojnë nga ndërkombëtarët në përpjekje për të bindur dhe mashtruar me to opinionin dhe votuesit e tyre për të qëndruar apo për të fituar pushtetin, por që tashmë u është grisur maska e  mashtrimeve dhe e pehlivanllëqëve të tyre.

 Tashmë i ka dalë boja dhe është konsumuar edhe alternativa e politikanëve të Kosovës të cilët mendojnë se fitojnë pikë politike duke  marrë tituj e dekorata nderi nga Presidenti i Shqipërisë dhe nga Bashkitë në Shqipëri vetem per faktin e të qënurit politikan apo pushtetar në Kosovë; edhe duke menduar dhe  vetëmashtruar se duke u paraqitur dhe  u vetëreklamuar nëpër ekranet e mediave në Kosovë dhe sidomos në Shqipëri sikur e duan Shqipërinë  dhe Bashkimin Kombëtar me qëllim që të fitojnë adhurues, mbështetës dhe vota të votuesve në Kosovë , vetëm e vetëm sa për të përfituar për veten e tyre politikisht si dhe autoritet e pushtet në Kosovë, gjë e cila përbën  manipulim dhe spekulim me patriotizmin.

Shumë politikanë nga Kosova vijnë në Shqipëri për ta promovuar veten nëpër mediat në Shqipëri por sidomos  duke marrë dekorara e tituj nderi dhe me to për t’u ekspozuar prej tyre në opinionin shqiptar të Kosovës si persona që respektohen në Shqipëri pasi mendojnë se kështu edhe mund të ndikojnë te votuesi i Kosovës , te populli i Kosovës duke shfrytëzuar kështu faktin e vërtetë: atë të respektit, dashurisë së jashtëzakonshme dhe të adhurimit  që shqiptarët e Kosovës kanë për shtetin amë, Shqipërinë. Mirëpo kjo sjellje e politikanëve të Kosovës nuk shitet më në tregun politik, pasi tashmë prej 17 vitesh Kosova ka Shtetin e vet dhe se politika vlerësohet me rezultate konkrete dhe jo me fasada patriotizmi më.

Po  ashtu edhe i ka dalë boja dhe është konsumar  tashmë dhe alternativa e politikanëve nga Shqipëria të cilët duan të përfitojnë dhe të krijojnë imazhin e ndikimit, të dëgjimit dhe të respektik gjithkombëtar si dhe sidomos për të mashtruar opinionin politik dhe diplomatik ndërkombëtar duke shfrytëzuar dhe manipuluar  me “paternalizmin”, influencën dhe të ndikimit që me demek ata kanë edhe te shqiptarët e Kosovës  e të Maqedonisë me qëllim për të fituar besimin nga ndërkombëtarët  si individë, autor dhe faktor të rëndësishëm  stabiliteti ne rajon me qëllim vetëm sa për të marrë prej tyre mbështetje politike, dhe vetëm e vetëm për interesin e ngushtë personal politik dhe për pushtet në Shqipëri.

Ata përdorin retorikë patriotike dhe nacionaliste për të joshur populizmin dhe admirimin e shqiptarëve të Kosovës, por që te ndërkombëtarët e përdorin dhe e shesin këtë për tu dukur: se ja sa të rëndësishëm  jemi ne dhe se sa shumë influencë kemi ne për të sunduar dhe për të ndikuar te shqiptarët edhe te ata jashtë Shqipërisë, në Kosovë dhe në Maqedoni për stabilitetin e rajonit të Ballkanit. Pra, edhe politikanët në Shqipëri manipulojnë me nacionalizmin e shqiptarëve të Kosovës vetëm për të fituar pikë dhe mbështetje politike ndërkombëtare. Kështu ka vepruar gjithnje politika mashtruese dhe intriguese e Tiranes.

Pra politikanët e Shqipërisë nga votuesi shqiptar i Shqipërisë nuk performohen për faktin se ata gëzojnë  dhe nëse kanë apo nuk kanë respekt në Kosovë, dekorohet apo jo atje. Politikanët në Shqipëri  e dinë se nuk ndikon shumë fakti nëse respektohen apo nuk respektohen ata shumë nga Kosova, pasi publiku dhe votuesi shqiptar në Shqipëri nuk e ka atë ndjesi vëllazërore dhe shpirtërore, respekti dhe admirimi për Kosovën sic e kanë shqiptarët e Kosovës për Shqipërinë Amë.

Por politikanët e Shqipërisë  respektohen nga shqiptarët e Kosovës  për faktin se ata adhurojnë shtetin Amë,Shqipërinë. Politikanët e Shqipërisë gjithnjë e kanë përdorur këtë fakt për t’i treguar Politikës perendimore se ja sa të rëndësishëm jemi ne edhe në hapësirën etnike ballkanike gjithëshqiptare   dhe se sa ndikim kemi ne atje për tu dukur dhe ekspozuar te ata si faktor ndikimi te të gjithë shqiptarët për stabilitetin në Ballkan.

Këtë ata mundohen ta shfrytëzojnë vetëm për përfitime politike personale, që edhe në qoftëse ata dështojnë në politikë dhe sidomos në qeverisjen e Shtetit shqiptar të Shqipërisë: ata qëllimin e kanë që të mbështeten, të marrin apo të ruajnë pushtetin në Shqipëri për “ faktin “ se janë faktor stabiliteti në rajon. Dhe kjo edhe përkrahet nga politika e BE-së pasi  asaj më së shumti i intereson stabiliteti se sa demokracia e mirëqënia në Shqipëri, Kosovë ashtu si dhe në shtetet e tjera jashtë BE-së.

Ndërsa të dy palët e politikës si ata të Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë të përbashkët servilizmin ndaj politikës perendimore deri në bindje dhe në nështrim, edhe duke shperdoruar interesat kombëtare madje,  vetëm e vetëm që të rrinë në pushtet, duke shpenzuar e shpërdoruar edhe paranë publike për lobingje për veten e tyre dhe për pushtetin e tyre nëpër media të ndryshme , në takime bilaterale  e multilaterale politike edhe të parëndësishme  dhe të rangjeve të ulta; nëpër ekspozita fotografike, biznesi  dhe në të tjera aktivitete të rëndomta të pajustifikuara për postet dhe detyrat politike e shtetërore që ata mbajnë.

Të gjitha këto i bëjnë për t’i krijuar vetes imazhin si personalite të rëndësishme VIP dhe për të fituar pushtetin qoftë edhe duke vjedhur edhe votat dhe duke manipuluar me rezultatin e tyre, pasi mendojnë se justifikohen para ndërkombëtarëve të cilët si prioritet dhe parësore për ta është ruajtja  dhe mbajtja e stabilitetit politik në vëndet e prapambetura demokratikisht dhe pa standarte moderne ligjore dhe demokratike sic janë Shqipëria dhe Kosova akoma, të cilat qëllimisht nuk i realizojnë politika dhe politikanët aktualë shqiptarë si në Shqipëri dhe në Kosovë.

Pra, të përbashkat arritje që kanë politika dhe politikanët e Shqipërisë dhe të Kosovës janë edhe se ata janë lojtarët shumë të dëmshëm politikë prej të cilëve si Shqipëria dhe Kosova janë kampionë europe në varfëri, papunësi, korrupsion, moszbatim të ligjit, mosfunksionim të shtetit ligjor dhe të atij demokratik, në mosintegrimin në BE dhe në largimin e qytetarëve të tyre drejt Europës duke kërkuar azil politik dhe ekonomik atje akoma edhe sot, pasi politikanët shqiptarë dhe shteti akoma nuk ua kanë mundësuar jetën dhe liritë e të drejtat socio-ekonomike dhe juridike në vëndet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …