Inspektorati i tregut largon punimet nga metalet e çmuara, që janë shitur në kundërshtim me ligjin

Inspektorati i tregut largon punimet nga metalet e çmuara, që janë shitur në kundërshtim me ligjin

Inspektorati i Tregut në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjatë muajit Dhjetor 2021 ka inspektuar disa Operator Ekonomik të cilët merren me tregtinë e punimeve nga metalet e çmuara,  nga ari dhe argjendi. Me këtë rast Inspektorati i Tregut i MINT, ka larguar nga tregu një numër të konsiderueshëm të punimeve nga metalet e çmuara, të cilat janë vendosur në treg për konsumator në kundërshtim me dispozitat e Ligjit Nr.04/L-154 Për Punimet nga Metalet e Çmuara. Operatorët Ekonomik para vendosjes në treg të punimeve nga metalet e çmuara, kanë për obligim që punimet të kontrollojnë dhe të shënojnë me shenjën e harmonizimit (e cila vërteton saktësinë e pastërtisë së punimit nga metali i çmuar). Shenja e harmonizmit vendoset në Laboratorin e Punimeve nga Metalet e Çmuara në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës.

Inspektorati i Tregut do të vazhdojë inspektimet në bashkëpunim me Doganën e Republikës së Kosovës, derisa të sigurohemi që të gjithë Operatorët Ekonomik të cilët merren me tregtimin e Punimeve nga Metalet e Çmuara, janë duke respektuar dispozitat ligjore në fuqi. Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje konsumatorëve që gjatë blerjes së punimeve nga metalet e çmuara (Ari dhe Argjendi), të kërkojnë nga Operatori Ekonomik të  dëshmojë që punimet janë të shënuara me shenjën e harmonizimit. Në rast se punimi nga metali i çmuar nuk është i shënuar, luten konsumatorët të refuzojnë blerjet dhe të njoftojnë inspektoratin e tregut në MINT. Inspektorati i Tregut, ka iniciuar kërkesat për fillimin e procedurës kundërvajtëse pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për Operatorët Ekonomik dhe pritet që këto lëndë të trajtohet konform dispozitave ligjore në fuqi. MINT dhe Inspektorati i Tregut janë të përkushtuar përherë për mbrojtjen e konsumatorëve dhe  konkurrencës të drejtë në treg.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …