Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Instituti GAP ka konstatuar se për shkak të ndaljes së investimeve kapitale, ekonomia e Kosovës ka pësuar goditje të madhe

Instituti GAP ka konstatuar se për shkak të ndaljes së investimeve kapitale, ekonomia e Kosovës ka pësuar goditje të madhe. Në Në raportin e këtij institute thuhet se Qeveria e Kosovës performon dobët sa i përket realizimit të investimeve kapitale. Duke folur për këtë Raport, ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka deklaruar për Ekonomia Online se Qeveria Kurti nuk ka treguar përkushtim në tejkalimin e krizës ekonomike. Ai ka shtuar më tutje se kjo Qeveri në aspekt të zhvillimit ekonomik, nuk ka treguar asnjë përkushtim dhe nuk ka marrë asnjë veprim për ta tejkaluar këto dhe me nxit zhvillimin ekonomik. Kritika në ulje të investimeve kapitale ka edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini. Ai ka theksuar se mbetjet e rezervave të parave të pashfrytëzuara që janë rreth 760 milionë euro tregon se investimet kapitale kanë ngecur dhe kjo është tepër e dëmshme për zhvillimin ekonomik, për arsye se kur nuk ka investime kapitale, vjen pikërisht edhe rënia ekonomike dhe na është lidhur kjo, nga 2021 në 2022, ku kemi një rënie drastike nga 10. 7 për qind në 3, në mungesë të investimeve kapitale dhe në mungesë të investimeve të huaja.

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …