Dhjetëra civilë të vrarë nga luftimet në Sudan

Dhjetëra civilë të vrarë nga luftimet në Sudan

Nga luftimet që kanë filluar në qytetin Kartum të Sudanit, njoftohet se janë vrarë dhjetëra civil. Nga konflikti i armatosur që nisi një ditë më parë, njoftohet se kanë humbur jetën të paktën 50 viktima. Luftimet janë duke ndodhur në pika kyçe strategjike në Kartum, në mes të ushtarëve të rregullt dhe forcës paramilitare – Forca e Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Tensioni mes tyre ka ardhur pas puqit ushtarak të tetorit të vitit 2021, n/ kohë kur Sudani është udhëhequr nga këshilli i gjeneralëve. Udhëheqës i Forcave të Armatosura është gjenerali Abdel Fetah al Burhani, që është president i shtetit. Në anën tjetër, forca paramilitare që udhëhiqet nga  gjenerali tjetër, Mohamed Hamdan Dagalo, i cili ka kërkuar që Sudani të udhëhiqet udhëheqësi civile. Konflikti i armatosur ka nisur pas disa ditësh tensione, pasi pjesëtarë të forcës paramilitare janë angazhuar nëpër pjesë të ndryshme të shtetit. Këtë veprim, ushtria e ka parë si kërcënim.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …