Përkujtohet veterani i UÇK-së dhe TMK-së, Fazli Bali Suka

Përkujtohet veterani i UÇK-së dhe TMK-së, Fazli Bali Suka

Fazli Suka u lind në Bllacë të Suharekës me 24 shkurt 1963, mësimet e para i kreu ne vendlindje kurse të mesmen në Suharekë, ka marrë pjesë në demonstratat e vitit 1981 si nxënës i vitit te III-të, në atë kohë ishte arrestuar e maltretuar në stacionin e policisë në Suharekë. Pastaj ka filluar studimet në fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, ku gjatë demonstrative të vitit 1989 arrestohet dhe burgoset në Burgun e Dubravës, nga data 18 dhjetor 1989 deri më 16 shkurt 1990  Fazliu qysh herët u inkuadrua në radhët e UCK-së si luftëtar i Brigadës 121, Komandant Kumanova deri  në përfundim të luftës, pastaj u radhit si oficer në TMK dhe ishte shef i sektorit për detektim.   Luftëtari i lirisë Fazli Suka ka kontribuar në vazhdimësi si në shoqatat e dala nga lufta dhe në ndihmë të familjeve të prekura nga lufta.   Vdiq me 16 prill 2022 në moshën 59 vjeçare duke i lënë të pikëlluar familjarët të afërmit dhe shokët e luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …