Instituti i Kosovës për Drejtësi paraqiti raportin “Kodi i Sjelljes së Deputetëve”

Instituti i Kosovës për Drejtësi paraqiti raportin “Kodi i Sjelljes së Deputetëve”

Instituti i Kosovës për Drejtësi paraqiti një raport të titulluar “Kodi i Sjelljes së Deputetëve”, në të cilin paraqet një analizë të përputhshmërisë së draft-Kodit të Sjelljes së Deputetëve të propozuar sipas parimeve kushtetuese, Rregullores së Kuvendit dhe standardeve parlamentare dhe demokratike. Naim Jakaj, hulumtues i lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi, tha se Kuvendi i Kosovës në punën e tij është përballur me fjalime joparlamentare, seksiste, raciste dhe homofobike, si dhe ka pasur edhe dhunë fizike. “Janë të ditura seanca plenare e 13 korrikut 2023, dhuna fizike që është përdorur mes kabinetit qeveritar dhe deputetëve për shkak të një fotografie në foltore. Nuk do të duhej të ishte ajo sjellje edhe nga ana e zëvendëskryeministrit, por edhe nga ana e deputetëve të opozitës parlamentare. Deputetët kanë të drejtën që për çështje të caktuara të bëjnë ndonjë aksion simbolik i cili nuk e cenon jetën ose trupin e deputetëve të tjerë”, tha Jakaj.Gjatë prezantimit të raportit, Jakaj tha se Komisioni për Legjislacion i propozoi Kuvendit miratimin e Kodit të Sjelljes së Deputetëve, i cili synon të evidentojë sjelljet e papranueshme të deputetëve dhe të specifikojë masat për një sjellje të tillë. Është paraparë edhe formimi i Këshillit të Etikës për zbatimin e këtij kodi.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …