Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka arritur në disa rezultate të tjera të cilësisë së ujit, në Deçan

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka arritur në disa rezultate të tjera sa i përket cilësisë së ujit në komunën e Deçanit, ku shumë qytetarë të kësaj treve të vendit u helmuan nga uji i pijes. IKShPK-ja ka kryer edhe disa analiza shtesë, ku në kanë rezultuar disa baktere jo patogjene që japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm. Instituti gjithashtu ka bërë me dije se në kaptazhën e Drenocit janë izoluar vlera të shtuara të baktereve koliforme. Në vazhdën e hulumtimit epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e shkaktarit të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …