Intervistë me zëvendësministrin e Administratës Publike, Hajredin Hyseni

Reformimi i administratës publike në vend, modernizimi i saj karshi kërkesave e nevojave të kohës mbeten disa nga prioritetet e Ministrisë së Administratës Publike. Në një intervistë për Radion ‘Kosova e Lirë’, zëvendësministri i MAP, Hajredin Hyseni ka thënë se në fokus të angazhimeve të kësaj ministrie mbetet zbatimi i ligjit të punës, i cili është miratuar në Kuvend. Krijimi i hapësirës së punës për shërbyesit civil si dhe avancimi i tekonologjisë, sipas z.Hyseni, mbeten ndër angazhimet kryesore në kuadër të modernizmit të administratës publike në vend.

RKL: I nderuar sa për fillim të bisedës do të ishte me interes që dëgjuesit tanë të kenë një pasqyrë të detyrave, angazhimeve dhe aktivitetit të përgjithshëm  që kryen ministria juaj?

Hyseni: Në domenin e Ministrisë sonë si një prej prioriteteve kryesore është një administratë moderne efikase, pra një administratë e paanshme e shërbimit civil.  Sigurisht se në prioritetet e ministrisë sonë përfshihet edhe reformimi i kësaj administrate dhe modernizimi i saj. Për të arritur këto qëllime, ne marrim parasysh edhe mendimin e administrates publike dhe stafit të Qeverisë.  Ne kemi si mbështetje edhe teknologjinë informative, e cila na ndihmon të krijojmë një administratë efikase dhe që i përgjigjet qytetarëve, në atë mënyrë që e obligon edhe ligji.

RKL: Cilat janë disa nga prioritetet e MAP, të cilave u keni kushtuar më shumë punë dhe angazhim?

Hyseni: Një prej prioriteteve të MAP është reformimi i Administratës Publike, zbatimi i ligjit që ka dalë nga Kuvendi i Kosovës dhe krijimi i sistemit të pagave, zbatimit të ligjit të pagave, etj. Besoj se jemi në rrugë të mbarë që nga janari i vitit të ardhshëm të fillojmë të zbatojmë  edhe ligjin e pagave për shërbyesit civil  në përgjithësi.

RKL: Mund të na flisni për planet afat-gjata të ministrisë suaj, konkretisht në resorin ku ju jeni më shumë i angazhuar?

Hyseni: Një prej planeve kryesore është reformimi i administratës ose modernizimi i saj, duke krijuar ambiente pune. MAP ka departamentin e inxhinieringut, të cilin mendojmë ta fuqizojmë si departament, duke krijuar politika për akomodimin e Administratës Publik dhe duke krijuar hapësira për punë të shërbyesve civil. Çështje tjetër është teknologjia informative, pra kalimi i punëtorëve të punës nga një formë në një formë tjetër më të avancuar. Ne tashmë kemi krijuar dhe fuqizuar departamentin e teknologjisë informative. Ai vepron në kuadër të MAP, e cila është përgjegjëse për tërë  Qeverinë e Republikës së Kosovës. Duke punuar në këto drejtime, ne synojmë që të krijojmë hapësirë të re që edhe Administrata Publike të ec  me kohën ashtu si në vendet e tjera.

RKL: A është angazhuar MAP për të pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë.  Sa është punuar këtë drejtim deri tani?

Hyseni: Në sajë të asaj që Ministria jonë disponon, pra në kuadër të teknologjisë informative, ofron dhe është dispozicion të komisionit për të pagjeturit i cili është pranë Zyrës së Kryeministrit. Ne u kemi ofruar data-bazat dhe bashkëpunojmë edhe me komisionin për të pagjeturit, me Agjencionin e Zyrës Ligjore të Kosovës. Duke qenë se edhe vetë kam qenë i burgosur në Serbi, unë kam një ndjeshmëri të veçantë për të pagjeturit dhe po bëjmë gjithçka brenda mundësive tona si Ministri dhe Qeveri.

RKL: Cili është bashkëpunimi i Ministrisë me Institutin e Kosovës për Administratë Publike?

Hyseni: Instituti i Kosovës është në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike. Së bashku me Ministrinë, ne bëjmë politikat për trajtimin për administratë publike. Suksesi i tyre normalisht është edhe sukses i Administratës Publike sepse së bashku me kryeshefin, i cili është agjencion në kuadër të Ministrisë, ne hartojmë politikat për administratën në përgjithësi në Kosovë.

RKL: Keni pasur disa vizita jashtë vendit. Cili ka qenë angazhimi i juaj dhe sa është arritur në këtë drejtim?

Hyseni: Ne kemi pasur vizita jashtë vendit, si p.sh në Slloveni, ku kemi marrë përvojat e tyre për administratë publike i cili funksionon atje. Gjithashtu edhe në Turqi. Ne jemi duke i harmonizuar teknologjinë informative në fuknsionimin e tyre duke i marrë përvojat dhe duke i zbatuar ato më të mirat për vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …