Intervistë me Vlora Vitijen, bijën e heroit të kombit, Ali Vitia

Intervistë me Vlora Vitijen, bijën e heroit të kombit, Ali Vitia

Intervistë me Vlora Vitijen, bijën e heroit të kombit, Ali Vitia , luftëtar i Brigadës 153 të Zonës Operative të Karadakut,e cila kishte në radhët e saj 600 ushtarë nën komandën e komandant, Adem Shehut nga Tirana.

RKL:  Vlorë e nderuar mirë se vini në Radion Kosova e Lirë

Vlorë Vitija: Ju faleminderit për ftesën, ndjehem e nderuar te jem pjese e këtij emisioni.

 

 RKL: Në cilën moshë keni qenë Ju dhe motrat Tuaja kur ka rënë dëshmor babai Juaj?

Vlorë Vitia:  Unë jam vajza me e madhe dhe në atë kohe isha 6 vjeçare, motra e dytë, Antigona, ishte 4 vjet e gjysmë, Ardita tri vjeçare, Blerta 1 vjet e gjysmë dhe Çlirimtarja motra më e vogël ka lindur 5 muaj pas vdekjes se babit.

RKL: Çlirimtarja ka lindur disa muaj pas rënies dëshmor të babait, kush e ka pagëzuar?

Vlorë Vitija: Çlirimtaren e ka pagëzuar një luftëtarë e UCK-së, znj. Afërdita dhe arsyeja pse ajo ka emrin Çlirimtare ka të bëjë me çlirimin e Kosovës.

 RKL: Ju gjatë kohës së luftës keni qenë në fshatin e lindjes në Marec ku ka pasur luftime të pandërprera, a ju kujtohet diçka nga ajo kohë edhe pse keni qenë shumë e re?

Vlorë Vitija: Momenti më i rendë për mua ka qenë dita kur ne jemi njoftuar që babai ka rënë dëshmor. Ne ishim në Prishtinë në atë kohë dhe me kujtohet që një kushëri i babait ka ardhur për ngushëllime duke menduar se ne kemi qenë të informuar për rënien e babait. Është moment që sa herë më kujtohet përshkruhet me intensitetin e njëjtë të dhimbjes dhe diçka që është vërtetë e pamundur të harrohet.

 

RKL: Ku keni qenë në ditën kur babai Juaj ka rënë dëshmorë për lirinë e Kosovës?

 Vlorë Vitija: Ne ditën kur babai ka rënë dule luftuar kundër forcave serbe ne ishim në malet e Marecit, në një vend të quajtur Perroi i Zi. Po atë natë jemi nisur për në Prishtine dhe më kujtohet që luftëtarët e tjerë kishin ardhur për tu përshëndetur me ne mirëpo babi nuk ishte askund e kur ne pyetnim për të te tjerët na thoshin se ai ishte nisur për një detyrë dhe nuk kishte mundur të vinte, ndonëse ata veçse kanë qenë të njoftuar se ai kishte rënë dëshmor.

RKL: Na thoni diçka për shkollimin, studimet e juaja të  motrave, a punoni, ku jetoni ?

Vlorë Vitija: Unë jam e vetmja e cila punoj. Jam arsimtare e gjuhës angleze dhe jam studente në vitin e parë në studimet Master. Antigona është studente në Fakultetin e Mjekësisë-dega Fizioterapi, kurse Ardita është studente e Punës Sociale. Blerta është studente në vitin e parë në degën Etnologji dhe Antropologji dhe Çlirimtarja është maturante në shkollën e mesme “Sami Frashri”, në Prishtinë.

 RKL: Gjatë këtyre viteve padyshim keni pasur përkujdesjen e pakursyer të nënës Suaj Maliqe Vitia, pastaj edhe të gjyshes Havë, e cila ju ka dashur pa masë, po a do të veçoje ndonjë bashkëluftëtar të babait që ju ka gjendur në momente të caktuara kur ju keni pasur nevojë ?

Vlorë Vitija: Te gjithë bashkëluftëtaret e babit kanë qenë me ne në momente të mira e të këqija dhe nuk mund të veçoj asnjë, përpos që t’iu falënderohem të gjithëve. Gjatë ndërtimit të shtëpisë sonë ata të gjithë kanë qenë aty për të na ndihmuar pastaj në shumë festa e përvjetorë ishin pranë nesh.

RKL: A ruani diçka të veçantë nga babai, ndonjë relikt, të babit Tuaj?

Vlorë Vitija: Nuk është se na kanë mbetur shumë relikte të babit pasi shume nga rrobat e gjësendet e tij personale pasi ato janë djegur së bashku me shtëpinë tone. Relikti me i veçante nga babi të cilën e ruajmë me shume nostalgji është unaza e tij e martesës.

RKL: A mendoni se shoqëria dhe institucionet kanë bërë mjaft për familjet e dëshmorëve?

Vlorë Vitija: Sa i përket shoqërisë, respekti dhe kujdesi nga ana e tyre vetëm sa shtojnë krenarinë tone. Kurse institucionet ende mund të bëjnë më shumë për ne pasi shume njerëz ndoshta mund ta konsiderojnë si të tepruar mbështetjen nga ana e tyre në raste të caktuara por dëshmorët kanë dhënë gjënë më të shtrenjtë për këtë vend – jetën e tyre dhe ne familjaret e dëshmorëve kane nevojë për më shume përkrahje nga institucionet.

 

RKL: E nderuara Vlora Ju falënderojmë se u bëtë pjesë e intervistave në Radion Kosova e Lirë. Ju urojmë nga zemra shëndet e suksese në jetë.

Vlorë Vitija: Ishte kënaqësi për mua. Ju faleminderit Radio Kosova e Lire që asnjëherë nuk harroni dëshmorët dhe martiret e luftës e po ashtu dhe ne familjaret e tyre. Çdo të mire edhe për ju dhe të gjithë dëgjuesit e RKL-së.

Kontrolloni gjithashtu

James O’Brien: Plani i Zgjerimit i Bashkimit Evropian është një plan që nuk është parë më herët

Intervista e Ndihmës-Sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, për “Zërin e Amerikës”, në gjuhën shqipe

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien thotë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të …