ISA FERIZAJ: Diell je, Enver, vlerë, i fal Ti, racës shqiptare

O moj shqiptari, më e larta kryemaja, vlerë;

Trojesh tua linde viganëburra, të dhanë nder!

Tuat majamote, i ndrit dielli, kurrë s’perëndon;

Se, Ti i ngjite si kulmnaja kohe, tyre dritëron!

___

Prore dimrat përvjedhur, t’na thajnë, tonin shpirt;

Yni Yllpolar, udhëprijës, terrziun, vrau me dritë.

Ece rrugëdritës, Komb, tej horizontesh shikove;

Me Diellin tënd, tonat zemra, mendje, ndriçove!

___

Erdhi prillziu, Kryelegjendarin, të na e marrë;

Në zemër Kombi e futi, s’e zinte asnjë varr!

Kombi, mbet jetim, Diell qiellori, mbet pa vëlla;

Humbi Shqipëria Luanin, Kombi, të vetin baba!

___

S’iku nesh Kryetrimi, në zemërkomb, Ai gjallë;

Breza linde shqiptari, kreshnikë, ata me pallë!

Linde Gjergjin, Enverin e Jasharin, shqiptari;

Vend, zure vetë, në historimbuluarën me lavdi!

___

Qe pranverënisje, prillziu, shpirtin, sa s’na vrau;

Ah, Kolosin vdekja mori, fizikisht, nesh e ndau.

Viganmalin, vdekja s’e rrëzoi, Ai, mbi të u ngrit;

Atje, krah me Diell, medjebotës shpërndan dritë!

* * *

Ah, imi Atdhe! Sa shumë plagë koha të hapi;

Rrëzohu, çohu, kurrkush dorën nuk ta zgjati!

Ndaj ti e linde birin tënd, djalin, deli djalë;

Kryemajash, u ngjite, me Yll Enverin në ballë!

___

Si yt bir, Nëno, askush plagët, moj s’t’i shëroi;

Ia besove fatin tënd, kurrë Ai, s’e shpërdoroi.

Hone errëtash historie, veç Enveri, moj të nxori;

Si kolosgjeniali yt, Ty askush, moj, zot s’të doli!

___

Në tënden tokë, Atdhe, Ai, të qiellit yje zbriti;

Enver diellori, krahas me Diellin, kombin ngjiti!

Prore, shekujt ndrin, e Tij mendje, flakërimë;

Ai, kryemaja mbi majmote, flakëron me lavdinë!

___

Diell je, Enver, vlerë, i fal Ti, racës shqiptare;

Sa të rrojë Kombi, s’të harron Ty, pa dalë fare!

Me trojet tona, tash udhëpaudhët bëjnë pazare;

Fle me “djallin” sot, politika, s’është atdhetare!

* * *

Sa shumë pranverëvrara erdhën, s’të panë Ty;

Sa shpesh, Diello, të zezat re, s’të lanë të ndrije!

Sa shumë jetë, diellpapara,gjallojnë ende ndry;

S’u lodh pritja, me vite, ajo të priti Ty, t’i vije.

___

Kohërat krejt çapraz, tollovi, sot jeta jonë;

Si ortiqe dimri, rrëzohen ditët në tatëpjeta.

Flakë qielli, digjet toka, Kombi pa timonier;

Qesim, gënjen kuçedra, se u vra e vërteta!

___

Zien deti, zien, dallgë ngre, me veten zihet;

Sesi duron, të padurueshmen, besë nuk zihet.

Diello, sapo na fal rreze, turraz, retë të zënë;

Zemra, si s’t’u ça, pa tëndin bir, o moj Nënë!

___

Shumë duam, Kryefitimtar,të të kemi në ballë;

Ramë, pa Ty, në kurth tradhtie, kombi në hall.

Na mashtruan, na vunë kular, tradhtarët zuzarë;

Katilët, pijnë tonin gjak, çmendurie, të paparë!

___

Shumë të kërkojmë, o Yll, po na vret gjumi;

Sa shumë na duhesh sot, Biro, na mori lumi!

Sa shumë, jetëveprën Tënde, kombi nderon;

E, mirënjohja për Ty, sa krejt Globi, peshon!

___

Ah, sot Kombit i duhesh, o Diell, iu nxi fytyra;

Sot, lis në tharje kombi, ikur gjaku e, yndyra!

Shqiptaria, o Gjeni, mbijeton, mezi frymon;

S’jemi më siç na le, kuçedra botën kërcënon!

___

Na ndotën nderin, dinjitetin, pushtat shtetarë;

Na vrau emrin dhe lavdinë, kjo e ndyrë, farë.

O Diell, mbi tri dekada lehin, duke të sharë;

Shëmtoi racën njeri, ky mutacion trushpëlarë!

* * *

Ti, zotdalës i Atdhekombit, të ndriti historia;

O Enver Shqipëria, të mbuloi flamurlavdia!

Tënden dritëmendje morën kohërat, të ndrijnë;

Asaj drite, vdes dimri e, pranverat shpejt vijnë!

___

Po zien njerëzori vullkan, tij digjet ligësia;

Çelin serish lulet, zemrash, mbjell’ për Ty!

Nuk shuhet drita Jote, rron përjetë Shqipëria;

Ushqen zemër, mendje, drita Jote, tanët sy!

___

Grinden ditët dhe javët, muajsh edhe vitesh;

Ty, të ta kolojnë, o Diellor, por, Ti s’arrihesh!

Kohërat mbenë jetime, si Ty, tjetër s’kanë;

Pjell prore kuçedra, por lepujt, s’bëhen luanë!

___

Sa shumë, Enver, të rriti lavdia, lart të ngjiti;

Që andej, i mendjes Tënde yll, botën zdriti!

Krah me Diell, o Diellor, shuan rrufe, tret re;

Saj dritës suaj, dheut, do të lind, “Botë e Re”!

___

Se të jam betuar, veç një herë, o burrë, Enver;

S’më doli keq, u bëra vlerë, jetova me nder.

“Shqiptar”- emrin, s’e turpërova, e nderova;

Rrugës Tënde, eca jetës, kurrë, s’u pendova!

___

E Tija rrugë e nderit, ne, besnikë të Enverit;

Besa-besë me lavdi, të ngjiti majash, Shqipëri!

S’mateshin të Enverit hapa, la terrnajat prapa;

Me urtësi, na mëkoi, na ushqeu me shqiptari!

___

Agimesh sa lindte Diellit, Ti i tij vëlla në tokë;

Ai, tokën ndiçonte, Ti Enver, të mendjes botë!

Na dhe dorën, se na rrëzuan, na ngrite, lartësove;

Na fale Tënden zemër, brenda saj na bashkove!

___

Me shoj- shojnë na besatove, si babá na mësove;

Me komb e atdhe besëlidhur, Enver, s’i lëshove!

Ndaj Ty, e kombit histori, ta shkroi emrin me ar;

Lavdie, prore mbuluar Ti, o më i madhi shqiptar!

___

Terrin, nesh, Ti i përzure, solle dritën, Enver;

Trete dimrat zemrash ngrirë, u fale pranverë!

Tëndën dritë, Epokës ia dhe, veç para, s’u ndale;

Veç me Ty, o Kryetrim, jetuam Kohën e Madhe!

___

Nxore ferrit Shqipërinë, erdh lavdia u mbuloi;

Ç’e nderove shqiptarinë, në zemër të përjetësoi!

Bota, Enver, të njohu, dritës Tënde ajo mori;

Zap, të keqen bëre, ia tregove ku është sinori!

___

S’mundi kohëliga, kurrë Ty, të të nënshtrojë;

Tëndin emër, flamur, Kombi e ka, sa të rrojë!

Drejt Teje, zemra, mendja, o, i Kombit Baba;

S’ka e, s’do të ketë ligësi, Teje që, ne na nda’!

* * *

Erdhen vite, shkuan, Enver, se nuk të gjetën;

Të dritëmendjes Tënde, gjurmë veprash prekën.

Ngjan si rrënojë sot, Jotja Shqipëri, o Legjendar;

Erdhën, kolerëvdekja, shtetdenduri me tradhtarë!

___

Ç’e shqyen zuzarët, ç’e rropën tonën Nënëloke;

Faqezinjtë, tek djalli shpirtshitur, kërmë kohe!

Mohuan lartësiarriturat, ato kryemaja lavdie;

Bushtrat politike, hiena krimi, pjella tradhtie!

___

Enver, lumenj lotësh derdh shqiptari, ekranesh;

Se s’ka kush dertet t’ia qajë, mbytur prej hallesh.

Jeta derdhet sot, si ujëvarë qafëthyer, pa ylber;

Se i gjati dimërçmendur, ngriu tonën pranverë!

___

Pa çati Shqipëria, gjallojnë njerëz, si bagëtia;

Shtetpushti broçkullit se, ai qënka “mrekullia”.

Sot shqiptari lyp derman, nëpër kisha, xhamia;

Ç’e gjet, s’dim fakir njeriu,i rroftë demonkracia!

___

“Do t’u fus në Evropë, duroni!”- thotë pushteti;

Vjen Evropa, i vjel tonat pasuri, ah, ç’na gjeti!

Me Ty Enver, për veten punonim, na fuqizove;

O Lavdimadh, bëre shtet, kurrë, s’u nënshtrove!

* * *

Luftë, bëri Kombi të çlirohej, donte Bashkim;

Bëri luftë, me Çlirimtaren e Kosovës, Ushtri!

Kryestrateg, me frymën Tënde, Ademi u ka pri’;

Prore Yll, Adem Jashari, mbi hasmin, vetëtimë!

___

Sot kombi s’bashkohet, se politike, i përçarë;

Tonat troje pashalleqe, parajsa, për pashallarë!

Hanë njëri-tjetrin,bash si hiena kërmash lehin;

Tok shyejnë prenë, në të, prore dhëmbët mprehin!

___

Merren vesh me njëri-tjetrin, t’na bëjnë përshesh;

Njëra palë ngre, kulla monetare, ne na përqesh.

Ngre, tjetra palë, piramida korrupsioni, zinxhir;

Tejngopja marrëzi, s’njeh ligj, ka, rrugën të lirë!

___

Ah, në bark ç’ia vunë gjunjtë, Lokës Shqipëri;

Dy këmbët, në një këpucë, t’ua vëje, s’ka njeri!

S’guxohej sa ishe Ti, t’i vidhej djersa shqiptarit;

Shqipëria, s’qe shitur, qe e jona, jo, e tradhtarit!

* * *

Vijnë pranverat pa Ty, zemërthyera, Legjendar;

E mbledh drita Jote, rreth Teja, kombin shqiptar.

Jotja hije, hienat i tmerron, Jotja dritë, i vërbon;

Rron Enveri, në çdo fije bari, në zemra, Ai rron!

___

S’ka tufan, as tajfun, emrin Tënd, dot s’e fshin;

Je “Everest” i Himalajës njerëzore, s’të arrijnë!

Je madhështori mbi madhështi, fitimtar me lavdi;

Duhen shekuj të kalojnë, që dikush, Ty, të arrijë!

___

S’mjafton koha,Tuat vlera të thuhen, Kryehero;

Sado gurrëmuza buron, kurrsesi s’mjafton ajo.

E tik-takeve shumësi, e zemrave njerëzore;

Për Ty rrah ajo prore, më e madhja përmendore!

___

Kokërat, rendin vrap, mbi majashekuj, rrin Ti;

Ti flamurtari fitimtar, prijëtar për në liri!

Felt për Ty historia, ajo e ndritura nga lavia;

Krenohet, Bota mbarë, me Ty, Shqipe Shqipëria!

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Shikoni këtë foto të Aziz Kelmendit. Është origjinale, nuk ka kurrfarë  retushimi. Para se të …