Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Isa Mustafa ankohet se Gjykata Speciale nuk do t’i dënojë të gjitha “krimet” që iu kanë bërë LDK-së pas luftës

Isa Mustafa i LDK-së thotë se Gjykata Speciale kundër UÇK-së  nuk është themeluar me destinim të trajtojë vrasjet e veprimtarëve të LDK-së. Ajo do t’i  trajtojë të gjitha krimet për periudhën për të cilën është mandat i saj. Këto krime është dashur t’ i trajtojnë me kohë organet e drejtësisë që veprojnë në Kosovë, që kanë qenë në përgjegjësi të UNMIK-ut, të EULEX-t dhe tani në përgjegjësi vendore, por për fat të keq nuk i kanë trajtuar, thotë Mustafa i cili ka psur autoritet dhe ndikim në këtë drejtim por nuk e ka ushtruar atë. Gjykata Speciale nuk do ti zgjidhë të gjitha krimet në Kosovë, ajo do të trajtojë një pjesë të tyre. Kosova dhe institucionet e Kosovës duhet të marrin guximin, jo të propozojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale përmes shfuqizimit të Ligjit, por të marrin përgjegjësinë për trajtimin e krimeve, vrasjeve e torturave që kanë ndodhur në vendin tonë, duke vepruar edhe me gjykatat e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …