Isa Mustafa duke folur për ofendimet që ia ka bërë Dejona Mihali thotë se këto sjellje nuk janë çështje e një individi

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar kunder  ofendimeve të tij nga ‘komisarja’ e Vetëvendosjes, Dejona Mihali. Në mesazhet e zbuluara, Mihali e kishte quajtur LDK-në parti  “më horra se Isa Mustafa” pas publikimit të skandalit të punësimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës. ish kryeministri, Isa Mustafa, duke komentuar këtë situatë theksoi se nuk i sheh këto ofendime si thjesht të një individi, por si pjesë e një fryme që ka marrë përkrahje në Kosovë. Ai kujtoi se në kohën kur drejtonte qeverinë, institucione të qeverisë kishin ndaluar Mihalit hyrjen në Kosovë. Këto ofendime dhe sjellje para-shtetërore përhapin një frymë që ka marrë votë dhe përkrahje qytetare, andaj  kjo çështje  nuk është vetëm e një individi”, tha Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR rrit gatishmërinë ushtarake në Kosovë, stërvitje të përbashkëta me ushtrinë zvicerane

KFOR ka zhvilluar të martën një seri trajnimesh ushtarake në bashkëpunim me Forcat e Armatosura …