leoni

Isa Mustafa e quan kanibalizëm politik sulmin e deputetes së LV-së, Mimoza Kusari-Lila ndaj kryeministrit Hoti

Isa Mustafa e quan kanibalizëm politik sulmin e deputetes së LV-së, Mimoza Kusari-Lila ndaj kryeministrit Hoti

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, e ka quajtur kanibalizëm politik sulmin e deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ndaj kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti. “Është edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona, të respektojmë të sëmurin. Ta ndihmojmë, t’i japim kurajë ose ta lëmë rehat në telashet e tij. Të ngritësh në mëngjes e ta kërcënosh kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët!! Strucat e kabinetit qeveritar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka përmendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë. Turp!”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …