Isa Mustafa, mori pjesë në takimin-videokonferencën, me liderët e EPP-së, në Samitit të Zagrebit

Isa Mustafa, mori pjesë në takimin-videokonferencën, me liderët e EPP-së, në Samitit të Zagrebit

Isa Mustafa,  mori  pjesë në takimin-videokonferencën, me liderët e EPP-së, në  Samitit të Zagrebit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot me ftesë të presidentit të Partive Popullore Evropiane, Donald Tusk, ka marrë pjesë në takimin-videokonferencën, me liderët e EPP-së, organizuar nga partitë popullore, në kuadër të Samitit të Zagrebit. Në këtë takim, kryetari Mustafa, ka diskutuar për perspektivat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar këto vende, në veçanti me pandeminë Covid-19. Ai  ka kërkuar mbështetjen e të gjitha vendeve të BE-së për liberalizimin e vizave. Po ashtu, kryetari Mustafa, ka diskutuar për objektivat e qeverisë së LDK-së, përfshirë trajtimin e situatës së post pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike, forcimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe objektivat tjera kyçe që do të ndikojnë në zhvillimin e Kosovës. Në këtë pikë, kryetari Mustafa ka theksuar se dialogu Kosovë – Serbi do të jetë në fokus, që synon të ketë njohjen reciproke. Ai ka falënderuar BE-në për përkrahjen e deritanishme në të gjitha proceset.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …