Isa Mustafa thotë se nuk ka sinjale nga Lëvizja Vetëvendosje për një takim të mundshëm para seancës konstituive

Isa Mustafa: Mos veproni me mjete te ulëta, e mos u shërbeni me gënjeshtra e montime kundër Vjosa Osmanit

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar nga oponentët politikë që të mos shpërndajnë të pavërteta për kandidaten e partisë së tij për kryeministri, Vjosa Osmani. Ai nuk ka përmendur emra, por aludimi është në PDK. “Ka filluar keq! Mos veproni me mjete te ulëta, e mos u shërbeni me gënjeshtra e montime kundër znj. Vjosa Osmani, kandidate për Kryeministre nga LDK. Nëse keni kurajo, garoni me mjete demokratike, mos shpenzoni para për ekspertë e prodhues të gënjeshtrave nga vendet e tjera. Gara jonë duhet të jetë garë fer, demokratike, e argumentuar dhe jo fushatë e militantëve që shpërndajnë akuza e gënjeshtra të rrezikshme për kandidaten tonë dhe të dëmshme për vendin. Nuk e luftojnë korrupsionin ata që shpërndajnë lajme korruptive; nuk e luftojnë korrupsionin ata që kanë para të vjedhura për të paguar ekspertë të gënjeshtrave. Nuk e luftojnë korrupsionin ata që ushtrojnë ndikim tek organet e drejtësisë për të hapur procese gjyqësore për njerëzit e kundërshtarëve politik në kohën kur fillon procesi zgjedhor. Këtë e bën vetëm shteti i kapur dhe kapësit e shtetit. Por, çdonjërit do ti vjen koha dhe momenti të japë përgjegjësi”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Përplasje mes LVV dhe PDK për zvarritjen e krijimit të Qeverisë së re

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy muaj nga përfundimi i zgjedhjeve, partitë politike …