leoni

Isa Mustafa

Isa Mustafa: Nëse dështon marrëveshja për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen LDK mbetet në opozitë

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka deklaruar se  nuk pret që bisedimet për arritjen e koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen të zgjasin gjashtë muaj sikurse në vitin 2014, por paralajmëroi se në rast të dështimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje, LDK-ja do të shkojnë në opozitë. LDK-ja do të vazhdojë t’i përgjigjet ftesës së Vetëvendosjes për takimet e ardhshme. Nëse ka vullnet politik, do të ketë besim reciprok, çështja e marrëveshjes mund të arrihet. Parimi që u tha sot se pjesë e marrëveshjes duhet të jenë të gjitha pozitat me të cilat do të sfidohet ky koalicion qeverisës në këto katër vite dhe këto pozita të jenë në harmoni me koalicionin tonë, ose tetë vjet më vonë dhe jo si koalicion që të sfidohet nga momente të caktuara si zgjedhja e presidentit”, tha Mustafa. I pyetur se a ka presion ndërkombëtar për arritjen e marrëveshjes, kryetari Mustafa tha se nuk është takuar me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, por me ambasadorët e QUINT-it nga të cilët ka kërkuar ndihmën e tyre në procesin e arritjes së marrëveshjes për formimin e koalicionit qeverisës.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …