Isa Mustafa, një titist i pandreqshëm

          Kundërvënia e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa ndaj deklaratës dashamirëse së Ministrës së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z. Mimi Kodheli është dëshmi e hapur e faktit se ai ka qenë, është dhe do të jetë një sherbyes i vyer i Serbisë në Kosovë.

Ai kurrë nuk dëshiron harmonizimin e veprimeve midis Kosovës dhe Shqipërisë, por punon dhe ka punuar kundër Shqipërisë dhe kombit shqiptar, si titist i pandreqshëm që është…

Regjimi i Isa-Hashimit nuk dëshiron “leksione” nga Shqipëria sepse ai vepron vetëm sipas udhëzimeve të Beogradit dhe Podgoricës, që nënkupton “kokën e jap, por postin nuk e jap dhe as marrëveshjet me Serbinë e Malin e Zi nuk i tërheq”.

Jo ’97-ta është problemi real në këtë disputë, por dëshira e tij e pazëvendësueshme për të çuar Kosovën në një ripushtim direkt nga Serbia dhe nga Mali i Zi, fillimisht përmes boshnjakizimit – Zajadnicës dhe demarkacionit.

Jo ’97-ta është problemi real, por vetëm urrejtja e tij te vdekjes për çdo gjë që është shqiptare dhe për Republikën e Shqipërisë.

Shqipëria duhet patjetër të implikohet dhe të ndërhyjë për zëvendësimin e titisto-shqipfolësve nga postet e embëla dhe për shfuqizimin e marrëveshjeve të dëmshme për kombin shqiptar.

Jo vetëm tensionet midis pozitës dhe opozitës janë të shqetësueshme, por edhe dëshirat e sëmura të këtyre titistëve për të përkulur Kosovën në gjunjë para Serbisë dhe Malit të Zi, gjë që shkakton dëme të pariparueshme për interest kombëtare dhe për sigurinë e Shqiptarisë! (Mona Agrigoroaiei: Tiranë, 2.02.2015)

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …