Isa Mustafa

Isa Mustafa: Për herë të parë Kosova është futur në një thes me Serbinë, në seancat e KS të OKB-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke folur për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së  ka thënë se për herë të parë Kosova është futur në një thes me Serbinë., pasi Kosova mori kritika nga aleatët perëndimorë. Ai ka treguar pikat në të cilat është kritikuar Kosova, pasi  askush nuk i ka përkrahur qëndrimet dhe sjelljet e ngatërrestarëve të pushtetit. “Në Nju-Jork mund të veçohen tre qëndrime të qarta të aleatëve të deritanishëm. U kritikua fort mënyra sesi Kosova ka vepruar në heqjen e dinarit serb; u kritikua ashpër Serbia për veprimet paramilitare në Banjskë dhe u tha qartë nga ShBA se KS i OKB nuk është vendi që Kosova dhe Serbia i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre, por është BE. Askush nuk përkrahu  qëndrimet dhe sjelljet e ngatrresarëve! Ne mund të themi çfarë të duam, por me rëndësi është çfarë thanë aleatët tanë: ShBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Ata për herë të parë na futën në një thes me Serbinë, ka saktësuar,  Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …