Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua sot me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të dialogut të Brukselit, njofton kumtesa nga Kryeministria. Gjatë takimit është diskutuar për aspektet e zbatimit të marrëveshjeve të arritura, si dhe perspektivat e dialogut për të ardhmen. Ishte vlerësim i të gjithëve që dialogu në Bruksel dhe thellimi i bashkëpunimit me Bashkimin Evropian është interes madhor i Republikës së Kosovës në rrugën e saj përpara në integrimet euroatlantike.
Zyra e kryeministrit Isa Mustafa ka dërguar një komunikatë të shkurtër ku bën të ditur takimin e Mustafës me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të dialogut të Brukselit. “Gjatë takimit është diskutuar për aspektet e zbatimit të marrëveshjeve të arritura, si dhe perspektivat e dialogut për të ardhmen”, shkruan në komunikatën e zyrës së kryeministrit. “Ishte vlerësim i të gjithëve që dialogu në Bruksel dhe thellimi i bashkëpunimit me Bashkimin Evropian është interes madhor i Republikës së Kosovës në rrugën e saj përpara në integrimet euroatlantike”, thuhet në komunikatë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
