Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, sot ka vizituar Brigadën e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Prishtinë

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, sot ka vizituar Brigadën e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Prishtinë

Miku i Kosovës,  ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker i cili po qëndron në Kosovë me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës,  sot ka vizituar Brigadën e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi  Tahir Ahmeti njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë. “Ishte kënaqësi vizita në Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë së bashku me ambasadorin amerikan William Walker, mikun e madh të shiptarëve. Bashkë me Komandantin e Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka, kryetarin e sindikatës së pavarur të Zjarrfikësve Shpëtues, Muharrem Beka dhe me zjarrfikësit e kësaj brigade, bashkëbiseduam me ambasadorin Walker për të arriturat, problemet dhe sfidat e këtijë shërbimi të sigurisë në Kosovë dhe mundësisë së bashkëpunimit dhe përkrahjes së ambasadorit për këtë shërbim”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …