https://www.radiokosovaelire.com/veprimtari-mehmet-musa-i-ka-derguar-telegram-ngushellimi-familjes-se-qerim-kelmendit-me-rastin-e-vrasjes-mizore/

Ish-bashkëluftëtarët UÇK-së nga Kosova Lindore ngushëllojnë familjen Kelmendi

Ish-bashkëluftëtarët e Kosovës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dërgojnë telegram ngushëllimi familjes së Qerim Kelmendit.

Ne, ish luftëtarët nga Kosova Lindore, që ishim tërësi e luftës çlirimtare dhe luftuam në Kosovë me keqardhje të thellë u njoftuam për vrasjen e luftëtarit Qerim Kelemdi.

Qerim Kelmendi- Dema ishte një ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Familja Kelmendi ishte aset i çmuar i lëvizjeve çlirimtare, si e tillë ishte dhe cak i sulmeve të hershme të regjimit serb!

Gjatë luftës çlirimtare familja Kelmendi, ishte pjesë e vendimeve ku u vendos për luftë të armatosur me karakter çlirimtar!

Ne ish luftëtarët nga Kosovës Lindore u shprehim ngushëllime të thella familjes Kelmendi dhe të gjithë luftëtarëve të lirisë!

Preshevë, 27 të muajit Shkurt 2020!

Në emër të ish bashkëluftëtarëve> Ish zv/komandanti i Shtabit të Përgjithshëm te Ushtrisë Çlirimtarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe ish Komandanti i Zonës Operative të Preshevës! Mustafë Shaqiri- Shpëtimi

 

Kontrolloni gjithashtu

Glauk Konjufca thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse

Pesë ditë vendimtare për Konjufcën, partitë mbajnë qëndrimet, zgjedhjet duken të pashmangshme

Mandatarit për formimin e Qeverisë së re, Glauk Konjufca, po i afrohet afati ligjor prej …