Salih Mustafa

Ish-eprori i UÇK-TMK-FSK-së, Salih Mustafa, u paraqit para Gjykatës Speciale, në Hagë, por ajo u ndërpre

Disa minuta pasi kishte filluar seanca e tretë kundër  Salih Mustafës, në Gjykatën Speciale ajo u ndërpre me kërkesë të avokatit të tij, Julius Von Boné. Ish-eprori i UÇK-TMK-FSK-së  Salih Mustafa, edhe sot u paraqit para Gjykatës Speciale në Hagë. Në këtë seancë, Prokurori i Prokurorisë së Specializuar, tregoi se i ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme mbrojtjes së Mustafës. Ai tregoi se janë qindra dokumente e mijëra faqe që janë pjesë e dosjes për Salih Mustafën. Mirëpo,  Julius Von Boné, avokati i Salih Mustafës,  ka kërkuar që seanca të jetë e mbyllur për shkak të këtyre dosjeve dhe për shkak se ai mund të përmend ndonjë emër e të dalë në publik. Kemi marrë materialet nga prokuroria, ku përfshihet edhe një listë mjaftë e gjatë, ndoshta më vonë do të doja të kërkojë që ta dëgjojë atë listë në një seancë të mbyllur. Ka vetëm një çështje konkrete që dua ta diskutojmë në seancë të mbyllur. Prokurori ka thënë se, çështja është duke shkuar mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Shuma e buxhetit për blerjen e teksteve e mjeteve mësimore gjatë vitit shkollor 2022-2023, ishte mbi 11 milionë euro. Kështu u tha në komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Viti i ri shkollor nis më 1 shtator, prindërit kritikojnë subvencionimin e teksteve

Më pak se dy javë para nisjes së vitit të ri shkollor në Kosovë, prindërit …