leoni

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Nerodimes, Shukri Buja është nisur sot për në Hagë

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Nerodimes, Shukri Buja është nisur sot për në Hagë

Ish kryetari i Lypjanit dhe ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Nerodimes, Shukri Buja është nisur për në Hagë. Kjo është bërë e ditur nga vajza e Shukri Bujës, Trëndëlina përmes një postimi prekës në rrjetin social. Ai është ftuar nga Gjyka Speciala, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

“Babi! Sot për qudi po ndjehem e pafuqi dhe kam frigë me e besue që sot ende pa dalë. I pari Diell mirë, ti u drejtove nga një rrugë tjetër ! Rrugë nga e cila ende krahërorin e ke të freskët nga plagët e Lirisë S’pari përshnoshem me veten , sa herë ta dëftoj emrin më duket se po më përqafon me të njëjtin përqafim sikur ditën kur u nise me i falë ksaj toke shumë e mbrapa derës e le Mamin, Valonin , Mua dhe Festimin e vogël! Nuk gjeta kund forcë me të përqafu si deshta, ashtu siq përqafohen trimat kur kthehen nga Toka e Lirë ,sepse asnjë toke të lirë nuk i mungojnë Heronjët! E ti babi je heroi im, je gjaku Im , je Ushtari I Lirisë me të cilën liri, sot po merr me vete edhe akuza bashkë në udhëtimin tand drejt asaj qka ne quajmë “Gjykatë “. Në cdo hap që ti bën drejt asaj foltores dije Babi që hapat e tu rrënjët i kanë në gjakun që pandërpe të rridhte e heroik i’a thoje këngës: Kosovë e Adem Jasharit hejjj ta puthsha ballin!”, ka shkruar Trëndëlina Buja.

 

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …