Sot në Gjykatën Speciale, ka vazhduar gjykimi në rastin e pretenduar penal kundër kreut të UÇK-së me dëshmitë e Rrustem Mustafës

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka dëshmuar 4 ditë në Gjykatën Speciale, në mbrojtje të UÇK-së

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka dëshmuar katër ditë në Gjykatën Speciale, në Hagë në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe krerëve të saj të paragjykuar për krime lufte. Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Misetiq e ka pyetur komandant Remin  lidhur me funksionimin e  UÇK-së në Llap, takimet me Shtabin e Përgjithshëm, marrëveshjen e  Rambujesë e zhvillime të tjera gjatë kohës së luftës së viteve 1998-1999.  Komandanti, Rrustem Mustafa ka thënë se për pranimin e marrëveshjes së Rambujesë ishin bindur pak më vonë  nga Hashim Thaçi. Ai asokohe ishte shef i delegacionet të Rambujesë dhe ka bërë gjithçka me na bind. Nuk mund të kthehem prapë dhe të di krejt çka, por e di që ka arritur me na bind një nga një, e kemi ditur se jemi takuar me njerëzit me të fuqishëm të globit. Kemi pasur siguri se ai po kontakton me njerëz të rëndësishëm dhe nuk kemi mundur me i ikë besimit që na ka jep në atë kohë. Unë kam qenë skeptik derisa ka filluar bombardimi i NATO-s, mirëpo jam pajtuar, ka thënë mes tjerash, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …