Ish-Komandanti i ZON, Shukri Buja nuk është ftuar në Akademinë për Masakrën e Reçakut

Ish-Komandanti i ZON, Shukri Buja nuk është ftuar në Akademinë për Masakrën e Reçakut

Për shkak të anashkalimit dhe mos dërgimit të ftesës nga komuna e Shtimes  për të marrë pjesë në aktivitetet që janë zhvilluar në përkujtim të 19-vjetorit të Masakrës së Reçakut, ka reaguar ish-Komandanti i Zonës Opreative të Neredimes, Shukri Buja. Në reagimin e tij përmes një letre drejtur, ish Shefit të OSBE-së, gjatë luftës në Kosovë, Viliam Voker dhe pjesëmarrësve në Akademin përkujtimore Shukri Buja shkruan:

I nderuar z.Walker!

Të nderuar bashkëluftëtarë, familje të dëshmorëve, familje të të rënëve nga Reçaku, dhe të nderuar qytetarë!

Në pamundësi që t’iu përshëndes në Akademinë Përkujtimore për Reçakun, për shkak të ndikimit politik të organizatorëve që nuk lejuan as të më përshëndesnin e lëre më të me jepnin mundësinë që t’ju drejtohem si çdo vit, po iu drejtohem përmes medieve duke shpresuar në botimin e fjalimit tim të përgatitur për këtë rast, si komandant i ZON (Zona Operative e Nerodimes) të UÇK-së.

Pse po injorohem pas 19 vitesh si pjesëmarrës në atë Akademi? Besoj që kështu po provohet të ‘privatizohet’ edhe e kaluara e lufta, nga ata që janë në pushtet.

Që 19 vite ndaj dhimbjen me ju, qytetarë të Reçakut. Që 19 vite ndajmë kujtime të hidhura të 15 janarit. Ndajmë kujtime të veprave heroike krenare të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

19 vite me shpresë për ditë më të mira e më të bardha.

U bënë 19 vite të tërheqjeve nga e drejta historike kombëtare për hir të paqes!

U bënë 19 vite të kompromiseve të dhimbshme që i kanë bërë Serbisë për ruajtje të miqësisë me aleatët tanë!

U bënë 19 vite pritje e shprese për ndëshkim të krimit, ndërsa ‘kriminelët’ në Sërbi përgatisin dosje e dëshmi për të vendosur ‘drejtësi’!

U bënë 19 vite përçapje, [gjoja po bëjmë politike] e jemi futur në katrahurë!

Të nderuar të pranishëm, të nderuar qytetarë, a duhet të themi “mjaft u luajt mbi gjakun dhe sakrificën tonë”. A duhet të ecim vertikalisht, pavarësisht dhimbjes së kurrizit nga barra e tërheqjeve, kompromiseve, servilizmit e gjunjëzimit të politikës sonë.

Të ecim vertikalisht, se kështu nderojmë gjakun, nderojmë të rënët, nderojmë Reçakun!

Të rënëve, Lavdi!

Ushtarëve të UÇK-së, nderim!

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …