Krasniqi

Ish-kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi mori pjesë në Samitin e Katërt Botëror për Paqe

Me ftesë të Presidentit të Federatës për Paqe Universale, Thomas G. Walsh, ish- kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, mori pjesë në Samitin e Katërt Botëror për “Paqe, Siguri dhe Zhvillim Njerëzor“, i cili u mbajt në Seul të Koresë Jugore, nga 1 deri më 5 shkurt 2017, nën organizimin e Federatës së Paqes Universale. Me këtë rast, u mbajt edhe Kuvendi i parë Global i Shoqatës Ndërkombëtare të Parlamentarëve për Paqe. Konferenca punimet i zhvilloi në më shumë se tetë sesione, duke prekur një numër çështjesh me rëndësi për paqen, sigurinë dhe zhvillimin njerëzor. Prezantimet dhe diskutimet e pjesëmarrësve nga shumë vende të botës nxorën reflektimet duke u bazuar në përvojat e vendeve dhe rajoneve të tyre, së bashku me hapat e mundshëm të veprimit për ndërgjegjësim, vizion të ri dhe udhëheqje të guximshme për të zgjidhur çështjet kritike të kohë sonë. Në këtë konferencë, pjesëmarrës nga Kosova ishin edhe deputetët Visar Ymeri dhe Flora Brovina.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …