Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një shkrimi ka folur rreth takimit me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Berisha ka thënë se në këtë takim, Kurtit i ka uruar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit, derisa kanë folur edhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në interes të të dyja vendeve. Sot prita ne nje takim kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe Kryetarin e Levizjes se Vetevendosja, z. Albin Kurti dhe zoterinjte Liburn Aliu, deputet i kesaj partie dhe Arber Zaimi keshilltar i kryetarit Kurti. Ne kete takim i shpreha dhe njehere zotit Kurti urimet e perzemerta per fitoren e tij dhe Levizjes Vetevendosja ne zgjedhjet e fundit paralamentare ne Kosove duke theksuar se zgjedhjet e fundit ishin historike, qytetaret e Kosoves me voten e tyre mandatuan ndryshimin, mandatuan koaliconin LVV-LDK, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin per udheheqjen e vendit ne rrugen e ndryshimit dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike, ka shkruar Sali Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …