Trump

Ish kryetari i Amerikës, Donald Trump, ka folur lidhur me vizitën e të dërguarit të tij, Richard Grenell në Kosovë

Ish-kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke folur lidhur me vizitën e të dërguarit të tij, Richard Grenell në Kosovë ka thënë se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë kapërcyer pengesa të mëdha në ndjekje të normalizimit ekonomik. Trump ka thënë se marrëveshjet e ndërmjetësuar nga administrata e tij janë historike dhe nuk duhet të braktisen. “Populli i mrekullueshëm i Serbisë dhe i Kosovës kanë kapërcyer pengesa të mëdha në ndjekje të normalizimit të tyre ekonomik. Marrëveshjet e ndërmjetësuara nga administrata ime janë historike dhe nuk duhet të braktisen, shumë jetë janë në pikëpyetje. Rajoni është shumë i rëndësishëm dhe njerëzit kanë pritur shumë gjatë që kjo punë të lihet mënjanë”, është thënë në deklaratën e Trumpit, e cila është publikuar nga drejtori për komunikim, Taylor Budowich. Sipas kësaj deklarate,  Donald Trump ka thënë se Richard Grenell e ka vizituar kufirin Kosovë – Serbi pikërisht për ta theksuar marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …