Edi Rama

Ish-kryetari i Shqipërisë, personazhi më i përfolur për korrupsion, Ilir Meta, është paraqitur paraditen e sotme në SPAK

Ish-kryetari i Shqipërisë, personazhi më i përfolur për korrupsion dhe abuzime me pushtetin,  Ilir Meta është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Ai foli për mediat para se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe tha se është thirrur për çështjen ÇEZ-DIA. Ndryshe nga daljet e tjera në publik,  ku Ilir Meta tregohet entuziast, trim  dhe shpërfillës, mediet në Shqipëri konstatojnë se ai  sot  dukej i zbehtë dhe i prerë në fytyrë: Ai tashmë nuk ka kurrfarë  imuniteti zyrtar.  Ilir Meta tha se kjo çështje u rihap në dhjetor të 2019 nga një kallëzues i rremë, që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe për dhunë në familje.

 

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …