Jozefina Topalli

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka hedhur akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka hedhur akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës. Ajo  thotë se vendi është pa qeveri dhe opozitë, ndërsa sipas saj Basha dhe Rama, vijojnë bashkëpunimin mes tyre, në bazë të marrëveshjes së 18 majit. “Gjatë kësaj periudhe kemi parë të gjithë që Basha është bërë bedel i qeverisë dhe ortak i oligarkëve. Mjafton të kujtojmë pjesë nga seancat parlamentare të muajve të kaluar kur kryeministri i kërkon Bashës të flasë për emrat e oligarkëve dhe i përmend me emër dhe ky uli kokën dhe nuk guxon të thotë një fjalë. Në këto kushte kur opozita kontrollohet nga qeveria për shkak të korruptimit dhe arsyeve te tjera të lidershipit të saj i bie që vendi ynë është në buzë të greminës se kështu bie demokracia dhe nuk ekziston më asnjë garanci për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”. Mendoj se protesta e ardhshme është thirrur si presion për të rinegociuar 18 majin”, tha Topalli.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …