Fillojnë kurset profesionale në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

Fillojnë kurset profesionale në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes

Në kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, të FSK-së në Ferizaj, u mbajt ceremonia e fillimit të mbajtjes së kurseve për pjesëtarët e FSK-së, për vitin shkollor 2018.   Në këtë ceremoni ishin të pranishëm: zëvendësministri Burim Ramadani, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, zëvendëskomandanti i KFT-së, gjeneral brigade Gezim Hazrolli, zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Janos Csombok, atasheu ushtarak i SHBA-ve kolonel Jeffrey Fischer dhe oficerë të lartë dhe pjesëtarë të FSK-së.

Në emër të ministrit Rrustem Berisha, ceremoninë e përshëndeti zëvendësministri Burim Ramadani i cili  përgëzoi FSK-në, për të arriturat e përgjithshme gjatë vitit 2017, duke shprehur përkushtimin për avancimin, ngritjen, trajnimin dhe profesionalizimin e institucioneve të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.  ,,Ngjarja e sotme është një hap i madh për dëshminë e suksesit të FSK-së. Ministria jonë është në mbështetje të plotë të secilës fushë, duke përfshirë mbështetjen për Komandën e Trajnimeve dhe Doktrinës në avancimin e punës së saj profesionale, programit të trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve”, shtoi zëvendësministri Ramadani.  Ai në vazhdim të fjalës së tij tha se ,,Qeveria e Kosovës dhe MFSK-ja po punojnë me përkushtim në përmbylljen e suksesshme të procesit të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, duke ofruar kështu një mundësi me vlerë të veçantë për sigurinë rajonale dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …