KMDLNj kërkon nga veteranët e UÇK-së që mos të që të mos kalojnë nëpër Serbi pasi mund të arrestohen

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Agron Limani, nga Zona Operative e Pashtrikut, është ftuar nga Gjykata Speciale

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Limani, nga Zona Operative e Pashtrikut, është ftuar nga Gjykata Speciale. “Kam pranuar ftesë nga një gjykatë e cila ka marrë përsipër gjykimin e krimeve të luftës. Pasi vijë nga një vend ku forcat serbe pothuajse deshën të zhdukin tërë popullatën civile shqiptare, formimi i kësaj gjykate të krijon mendimin se një gjykatë e tillë kryesisht do të merret me gjenocidin serb të bërë në shumë pjesë të Kosovës. Por menjëherë zhgënjehesh, sepse e kupton se kjo gjykatë do të organizoj kryekëput gjykime kundër shqiptarëve”, ka njoftuar Limani. Ndër të tjera, ai ka përmendur edhe deputetët të cilat kanë vënë nënshkrimin për formimin e Gjykatës Speciale. “Nuk do të ndjehesha mirë, nëse në fund të këtij njoftimi nuk do të falënderoja ata të cilët e kurorëzuan këtë gjykatë, deputetët e Republikës së Kosovës dhe sponzorizuesit e tyre. Emrat e tyre padyshim do të skaliten me shkronja të ”arta” në analet e historisë dhe drejtësisë së Kosovës”, ka shkruar ai.

 

Me këtë rast, dua të falënderoj të gjithë ata, të cilët nocionit drejtësi, i humbën çdo vlerë, e sollën në një gjendje të tillë, e cila do tu shërbente si alibi ” miqve” të Kosovës për të formuar një gjykatë të tillë një etnike, në të cilën nuk do të gjykohet asnjë serb, pavarësisht krimeve të bëra në vendin tonë. Indiferenca shumëvjeçare e institucioneve tona karshi krimeve serbe, ka shërbyer si motiv i mjaftueshëm për formimin e kësaj gjykate diskriminuese kundërshqiptare.

Gjate 20 viteve, Serbia në vazhdimësi fabrikoi gënjeshtra, kurse organet tona nuk arritën të dokumentonin krimet e luftës. Heshtja institucionale (vendore dhe ndërkombëtare) ishte mënyra më e mirë për mbulimin e krimeve serbe. Prandaj jo rastësisht serbët nga kriminel u kthyen në viktima.

Bartësit e institucioneve tona, në vend që të formonin organe kompetente për të mbledhur fakte dhe dëshmi për krimet serbe, ata kryesisht u morën me pasurimin e tyre.

Maksima ”ra kau shpëtoi shkau” i përgjigjet më së miri sjelljes së papërgjegjshme të institucioneve tona.

Klasa jonë politike temën e krimeve serbe e aktualizonte sa herë kur kjo i shërbente për interes personal apo grupor, por asnjëherë nuk e trajtuan me seriozitetin e domosdoshëm institucional, trajtim i cili do tu sillte drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre.

Historia më e re e Kosovës padyshim se do të shënojë në analet e saj një fenomen, me gjasë të paparë më parë, fenomenin sesi indiferenca e viktimës ndikon në shfajësimin gradual të kriminelit dhe me këtë suksesshëm bënë ndërrimin e pozicioneve mes viktimës dhe kriminelit.

Nuk do të ndjehesha mirë, nëse në fund të këtij njoftimi nuk do të falënderoja ata të cilët e kurorëzuan këtë gjykatë, deputetët e Republikës së Kosovës dhe sponzorizuesit e tyre. Emrat e tyre padyshim do të skaliten me shkronja të ”arta” në analet e historisë dhe drejtësisë së Kosovës.

Me respekt,

Agron Limani”

Kontrolloni gjithashtu

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi dhe ish eprori, Jahir Demaku janë liruar nga akuza për krime lufte

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi dhe  ish eprori, i UÇK-TMK-së, Jahir Demaku janë liruar nga …