Dimitri Medvedev

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, paralajmëroi se rreziqet nga një konfrontim bërthamor janë duke u rritur

Një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se bota ka të ngjarë që është në prag të një lufte të re botërore. Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, paralajmëroi se rreziqet nga një konfrontim bërthamor janë duke u rritur. Bota ka të ngjarë që është në prag të një lufte të re botërore”, tha Medvedev gjatë një konference në Moskë më 25 prill. Medvedev aktualisht është zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, që është një institucion mjaft i fuqishëm në këtë shtet. Ai tha se një luftë e tillë nuk është e pashmangshme, por rreziqet nga konfrontimi bërthamor janë duke u rritur dhe janë më serioze sesa shqetësimet lidhur me ndryshimet klimatike. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se bota po përballet me dekadën më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai e konsideron luftën në Ukrainë si një betejë ekzistenciale ndaj, siç është shprehur, një Perëndimi agresiv dhe arrogant. Medvedev ka deklaruar se Rusia do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për ta mbrojtur veten ndaj çdo agresori.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Sajid Iravani, ka thënë se Izraeli e di mirë, cila do te jetë hakmarrja e dytë, e njëmendtë

Ambasadori iranian, në OKB,  Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të …