Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale,

Pjetër Shalës i vazhdohet paraburgimi, pasi Gjykata Speciale ia refuzoi kërkesën për mbrojtje në liri

Gjykata Speciale, konkretisht gjykatësi i Procedurës Paraprake ia ka refuzuar Pjetër Shalës kërkesën për lirim nga paraburgimi. Pjetër Shala, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim në Hagë. Kjo pasi që Gjykata Speciale ia ka refuzuar atij kërkesën për lirim të përkohshëm. Me këtë rast, Gjykatësi ka urdhëruar mbrojtjen e Shalës që të dërgojë parashtresa deri më 23 korrik për rishiqimin e radhës së arsyeve për mbajtjen në paraburgim. Urdhrin e njëjtë, Gjykata ia ka dhënë edhe prokurorisë. Ndërkaq mbrëmë, Specialja njoftoi se paraburgimi i është vazhduar edhe Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …