https://www.radiokosovaelire.com/veprimtari-mehmet-musa-i-ka-derguar-telegram-ngushellimi-familjes-se-qerim-kelmendit-me-rastin-e-vrasjes-mizore/

Ish-vullnetarët nga Republika e Shqipërisë i dërguan Telegram ngushëllimi, Familjes së Qerim Kelmendit

Në telegramin dërguar familjes, Kelmendi, ne ish-vullnetarët nga Republika e Shqipërisë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ndjemë shumë të pezmatuar kur dëgjuam lajmin kob për vrasjen e luftëtarit të orëve të para i UÇK-së, Qerim Kelmendi. Po të kemi parasysh propagandën shumëvjeçare kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të saj, jo vetëm gjatë luftës por edhe pas saj, e intensifikuar në mënyrë të jashtëzakonshme këta 2-3 vitet e fundit nga  më shumë se 6-7 media të përditshme në Kosovë, si dhe aktivitetin luftarak gjatë luftës të Qerim Kelmendit dhe gjithë familjes së tij, por dhe luftën e përditshme të Qerimit e të Ibrahimit kundër propagandës anti-UÇK në mbrojtje të vlerave të kësaj Ushtrie Çlirintare, natyrisht që kjo vrasje në pritë, njësoj si dikur u vra shoku i ngushtë e bashkëluftëtari tjetër i tij i asaj Logjistike, Ilir Konushevci, nuk përbën për ne diçka të papritur.

E gjithë ajo propagandë kundër UCK-së dhe veçanërisht kundër Qerim e Ibrahim Kelmendit, thuajse e ngjashme nga të dy krahët politikë në Kosovë, pa tjetër që do të çonte në një krim të tillë makabër. Për fatin tonë të keq tradhtarët dhe mosmirënjohësit i kemi me bollëk. Kjo është thjesht një vrasje politike dhe, në politikë nuk ka kurrë ngjarje të rastit; kjo vrasje ka qenë menduar e studiuar me kohë, njësoj si vrasja e Ilir Konushevcit. A thua të jenë të njëjtët urdhërdhënës për këta dy furnirorët kryesorë me armatim të UÇK-së prej Shqipërie, bazuar në ngjashmërinë e metodës së vrasjes të këtij njësiti?

I shprehim familjes së Qerim Kelemdit  ngushëllimet tona të thella me shpresën se ndoshta një ditë kriminelët e pritës dhe urdhërdhënësit e tyre do të dalin para drejtësisë.

Për Kryesinë e Shoqatës “Vullnetarët e Lirisë” , pjesëtarë të formacioneve të UÇK-së

Dilaver Goxhaj

(Shpëtim Golemi)

Tiranë, 27 shkurt 2020

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …