Brickos

Uran Ismaili

Ismaili: Mosvaksinimi i qytetarëve gjatë ditës së sotme, është i pafalshëm

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka reaguar për mos vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19 gjatë ditës së sotme dhe ka thënë se kjo është e pafalshme. “Të mos arrihet organizimi i një orari me ndërrime për vaksinim, në mënyrë që ky proces të mos ndalet për asnjë ditë, është mungesë e aftësive menaxheriale dhe moskokëçarje ndaj shëndetit të qytetarëve dhe ndaj ekonomisë së vendit. Në njërën anë i shtrëngojnë masat, e në anën tjetër pushojnë. Përderisa Kosova është vendi i vetëm që ka vaksinuar më së paku, për shkak se ende nuk ka siguruar blerjen e vaksinave, e kur edhe ato pak vaksina donacion që kemi – nuk u jepen qytetarëve të dielave, me arsyetimin se është ditë pushimi, është e pafalshme. Për këtë dështim, Ministri Arben Vitia ose duhet të japë përgjegjësi vetë, ose duhet të kërkojë përgjegjësi nga të tjerët. Fshehja në kohë krize nuk është zgjidhje”, ka shkruar mes tjerash deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …