leoni

PSD

Partia Socialdemokrate po mbledhë nënshkrime për të iniciuar në Kuvend faljen e borxheve të qytetarëve

Partia Socialdemokrate po mbledhë nënshkrime për të iniciuar në Kuvend faljen e borxheve të qytetarëve. Deri më tani, peticioni me moton “ Të  Falen Gjobat e Pandemisë” është nënshkruar nga dy mijë qytetar. Duke folur për këtë nismë, zyrtari i PSD-së, Nol Nushi ka deklaruar për “Kosovapress” se grupi prej 10 mijë qytetarëve mundet me prezantu iniciativë ligjore apo projektligj cilën e dorëzon në Kuvend dhe ai futet në procedura të rregullta të Kuvendit që trajtohet në seanca të radhës. Fokusi kryesor janë personat fizik mirëpo ne i kemi fut aty edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që kategorizohen me ligjet e Kosovës. Nuk kam pa ndonjë deputetë apo ndonjë zyrtarë partiakë që ka thënë që kjo është iniciativë e gabuar. Edhe unë mendoj që kur të del puna te ligji nuk kanë si mos ta votojnë, janë të njëjtit deputetë sidomos këta të pozitës që kanë votuar 11 milionë euro për rrymën e serbëve në Veri të Kosovës. Kur nuk ke vaksina, kur nuk ke ndihmë ekonomike për qytetarët të paktën mos i ngarko me gjoba shtesë”, ka theksuar mes tjerash aktivisti i PSD-së, Nol Nushi.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …