Covid

Isme Humolli: Vetëm një i vdekur nga virusi korona në Kosovë deri me tani ka qenë i vaksinuar me dy doza

Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë ka thënë se të vdekurit në Kosovë që kanë qenë të infektuar me coronavirus nuk kane qenë të imunizuar. “Të vdekurit nuk kane qenë të vaksinuar apo kanë qenë të vaksinuar vetëm me një dozë. Kemi vetëm një rast ku një person ka vdekur edhe pse ka marrë dy doza të vaksinës, por që dozën e fundit e kishte marre një javë para vdekjes por gjendje e saj ishte rënduar nga sëmundjet e zemrës që ka pasur”, ka deklaruar ajo. Zyrtarja e OBSH-së thotë se fatkeqësia e këtij virusi është se ai e ndryshon strukturën e tij antigjenike. Humolli thekson se Kosova është në rrugë të mirë me procesin e vaksinimit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Paradoksi i Donika Gërvallës: Para dhjetë vjetësh kërkonte dorëheqje, sot përballet me të njëjtën kërkesë

Para dhjetë vjetësh, pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, Donika Gërvalla kërkonte …