Ismet Azizi: Flamuri që zbriti nga qielli në Beograd, ngjallë emocione në Sanxhak

Në flamurin që fluturoi lartë mbi stadiumin e ish APJ ( JNA)  janë paraqitur territoret e “Shqipëri së Madhe”, me datën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë 28 11 1912, me tekstin: “vendasit” dhe ilustrimi me dy figurat e historisë shqiptare, shkruan sanxhak-avaz.

Përveç Ismail Qemajlit, ishte edhe Isa Boletini, disident në Perandorinë Osmane në periudhën para përfundimit të saj, udhëheqësi i ushtrisë kundër pushtimit serb dhe malazez të viti  1912-1916, mandej kundër ushtrisë austriake dhe bullgare gjatë Luftës së Parë Botërore.  Sanxhaklinjtë ndihem krenar me Isa Boletini i cili ishte i afërt me Jusuf Mehonjiqin  dhe lëvizjen së tij, në mbrojtjen e tokave nga çetnikët.

Djali i Isa Boletini Pajaziti, ishte një nga organizatorët dhe drejtuesit e marshimit  drejt Pazarit të Ri dhe rrethinës në Luftën e Dytë Botërore, të cilin marshim e bënë  forcat shqiptare nga  Kosova për ti mbrojtur civilët e Sanxhakut nga sulmet çetnike.

Pajazit Boletinin, Aqif  Efendi Blyta, e kishte emëruar komandant i të forcave të cilat ishin në mbrojtje të Sanxhakut, të cilat kishin arritur nga Kosova pas sulmit të parë që kishin ndërmarrë çetnikët  në nëntor    vitit 1941 në Novi Pazar. Në këtë luftë Pajazit Boletini ishte në bashkëveprim me komandantët e shkëlqyer Xhemail Koniçaninin dhe vëllezërit Dreshaj, dhe aksioni në mbrojtje e këtyre trojeve ishte ekzekutuar në mënyrë të përkryer.

Në Betejën e Pazarit të Ri kanë dhënë jetën 144 luftëtar shqiptarë nga Kosova. Varret e të cilëve ndodhën në varrezat më të mëdha të Pazarit në Gazillar. Nga Peshteri kishin arritur rreth 2000 ushtar të udhëhequr nga Mulla Jakupi Bishevës heroike. Çetnikët gjatë këtyre 65 ditëve ( nga 2. tetori deri më 7. dhjetor 1941) organizuan tri sulme drejt Pazarit të Ri, ndërsa policia e Pazarit nën udhëheqjen e Haqif Blytës,kishte kryer nji kundërsulm të fortë në drejtim të Rashkës. Në këtë luftë pran Rashkës dallohej “ trimi në kalë të bardhë” Xhemajl Koniqanini cili udhëhoqi luftëtarët e rrethinës së Tutinit.

Dr. Ejup Mushoviqi në veprën e tij “ Novi Pazar i okolina” thot: “ Sulmi i parë ndaj Pazarit të Ri është kryer me 4. nëntor 1941. Qëllimi i sulmit ishte marrja e qytetit nën kontroll dhe shfarosja i popullsisë Myslimane… Sulmi ka zgjat nga ora 4 deri në ora 10- të. Ky sulm i çetnikëve ishte i pasuksesshëm. Pas këtij sulmi Haqifi në qytet solli forca të reja dhe në shenjë hakmarrje organizoi sulmin ndaj Rashkës. Ky sulm filloi më 16 nëntor në ora 10-të , dhe u kryer më 17 nëntor rreth orës 16-të. Në këtë sulm morën pjesë 2.600 shqiptarë dhe boshnjak të armatosur më mirë. Sulmi tjetër i çetnikëve në Pazarin e Ri është kryer më 21 nëntor me forca më të mëdha se sa herën e kaluar. Ky sulm zgjati vetëm një ditë. Gjatë këtij sulmi çetnikët i dogjën të gjitha fshatrat myslimane nga Pozhega e deri në Vuqiniq. Kësaj here Pazari i Ri me sukses është mbrojtur. Sulmi i tretë i Pazari të Ri ka qenë më specifik. Në këtë sulm kanë marrë pjesë edhe gjermanët, të cilët çetnikët i kishin mashtruar sepse iu kishin thënë se qytetin e kanë nën kontroll komunistët. Posa filloi sulmi, rreth orës 4 më 4 dhjetor, gjermanët kishin zbuluar mashtrimin dhe ishin kthyer në Rashkë bashkë me çetnikët”

Pas sulmit të parë, i të çetnikëve , Haqifi organizoi një kundërsulm me qëllim që t’iu shkaktoj dëme të mëdha. Me këtë rast përveç forcave të ardhura nga Kosova , ishte i ndihmuar nga komandati i milicisë së Tutinit Xhemajl Koniqaninit dhe nga vëllezërit Dreshaj. Kishin pasur mundësi ta marrin Rashkën nën kontroll por ishin sugjeruar nga gjermanët që mos të bënin një gjë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: LVV në vend të zbardhjes së rastit të Astrit Deharit organizon turne shahu

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka kritikuar Vetëvendosjen për mos …