mbpzhr grante
MIT
Airport Adem Jashari
kek
valamobile
Fillimi / Opinione / Ismet Azizi: Presione të pareshtura nga regjimit nacionalist serb ndaj boshnjakëve e Sanxhakut
Ismet Azizi: Presione të pareshtura nga regjimit nacionalist serb ndaj boshnjakëve e Sanxhakut

Ismet Azizi: Presione të pareshtura nga regjimit nacionalist serb ndaj boshnjakëve e Sanxhakut

Këshilli Kombëtar Boshnjak, si organ më i lartë i boshnjakëve në Serbi , ka dërguar kërkesë Serbisë dhe Malit  të Zi për vendosjen e statusit special për Sanxhakun,  territori i së cilit është ndarë nga viti 1912 dhe shtrihet në këto dy shtete. Si rezultat i këtij veprimi, kanë filluar  presione të pa reshtura të nacionalistëve serb ndaj Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe  boshnjakëve të Sanxhakut.   Siç ka raportuar Tanjug, ministri i administratës shtetërore dhe vetëqeverisje lokale në qeverinë serbe, Branko Ruzhiq ka paralajmëruar dërgimin e “inspeksionit” në Këshillin Kombëtar Boshnjak për shkak të  kërkesës drejtuar zyrtarëve kryesorë të Serbisë dhe Malit të Zi për vendosjen e  statusit special në Sanxhak.

Kjo nuk është hera e parë që pionieri i Sllobodan Millosheviqit, Ministri Ruzhiq, shfaqet në mënyrë fashiste nga vitet 90-ta e këtej, në lidhje me kërkesat legjitime të boshnjakëve të Sanxhakut.  Në  demonstratat e 5 tetorit të  vitit 2000,  kur ra  sundimi i Mollosheviqit në Serbi, Ruzhiq ishte në pozitën e liderit  të rinjve të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS-it) dhe sikur të ishte kryer lustrimi në Serbi, as Ruzhiq e  as partia e tij, pra Partia Socialiste e Serbisë , lider i së cilës tashmë është Daçiq, nuk do mund  të vepronin  politikisht sot në Serbi. Për shkak të mungesës së ligjit dhe drejtësisë, jo vetëm për shkak të mungesës së lustracionit, por edhe për shkak të  mos procesimi të krimeve të  luftës, sigurisht edhe  për ekzistimit të mafisë  shtetërorë të cilën PSS (SPS) kishte  krijuar gjatë viteve të nëntëdhjeta, Serbia tani është peng i së kaluarës, thuhet në komunikatën e Këshillit Kombëtar Boshnjak.

Sanxhaku nuk dëshiron të mbetet në atë robëri. Një seri kërcënimesh drejtuar nga ministrat serbë, dhe sidomos ai i dërguar nga presidenti serb Vuçiq nga parlamenti serb, thonë se Serbia nuk dëshiron dialog. Prandaj është e nevojshme që sa më shpejt të jetë e mundur të mundësohet  “Inspektimi” ndërkombëtar, nën përkujdesjen  e OKB-së, BE-së dhe NATO-s, për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mes Sanxhakut  dhe  Serbisë, si dhe zgjidhjen e statusit të Sanxhakut.

Sa i përket inspektimit që kërcënon regjimin serb, thuhet në reagim, se  KKB  është organ  politik i zgjedhur që përfaqëson boshnjakët, me asgjë më pak legjitimitet elektoral i organeve që përfaqësojnë serbët, siç janë  qeveria fatkeqe në të cilën përbërje është  Ruzhiq. Histeria dhe shpërthimet gjithnjë e më të shpeshta të përfaqësuesve të regjimit shovinist serb dëshmojnë  faktin se fundi i fashizmit është afër, thuhet në fund të kësaj komunikate.

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: Edi Rama thotë se përgjimet qenkan skenar i përgatitur nga enveristë fanatikë!

Jo more “Kryeministër”, o përdhosësi i pa skrupull i verdiktit të votës së shumicës elektorale ...