Ismet Dërguti (31.12.1971 – 24.12.1998)

Ismet Dërguti (31.12.1971 – 24.12.1998)

24 dhjetori i vitit 1998, shënoi ditën e  fillimit të betejave  të  pareshtura  e të një pas njëshme në Zonën Operative të Llapit, ndërsa Llapashtica ishte shndërruar në një kala të pathyeshme për tre muaj me radhë, muret e saj ishin çelikosur nga luftëtarët e lirisë që u bënë gurë kalaje dhe nuk mund t’i rrënonte e tërë ajo makineri luftarake e pushtuesve sllavë.

Luftëtarët e lirisë u hodhën  mbi tanket dhe nuk lëshonin pozicionet. Jeta e tyre ishte shpërfillur plotësisht përballë qëllimeve aq të larta që kishte lufta jonë çlirimtare. Ata dëshmuan me jetën e tyre se si duhet jetuar, luftuar dhe si duhet të vdiset për lirinë e atdheut.

 Gjatë Betejës së Llapashticës, më 24 dhjetor 1998 nga radhët e UÇK-së ranë për të mos vdekur kurrë dëshmorët e kombit : Isa Havolli, Ismet Derguti, Skender Zejnullahu, Miftar Zejnullahu, Lulzim Jashari, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli dhe Jetullah Kastrati.

Këto rënie dhanë si rezultat shumë më shumë ngritje dhe e tërë kjo u shndërrua në tmerr për pushtuesit dhe argatët e tij, u shndërrua në një habi për ata që tanimë kishin rënë në pozita qyqare, ndërsa në forcë të jashtëzakonshme për popullin tonë liridashës…

Ishte vazhdimësia e rrugës së komandantit legjendar Adem Jashari, e Zahir Pajazitit. Një rrugë kishin zgjedhur ata – rrugën e lirisë. Kësaj rruge i hynë me ndërgjegje, sepse ishin të bindur se duke u bërë tok dhe duke valëvitur lart e më lart flamurin e luftës për liri, do të jetë garancia me e mirë se betejë pas beteje do të çojnë deri në fund jetësimin e idealit tonë të shenjtë: çlirimin e trojeve tona nga vargonjtë e robërisë. ( Afrim Kuleta) 

Ismet Dërguti u lind në fshatin Brainë, më 31 dhjetor të vitit 1971. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Më vonë, familja e tij shpërngulet në Besianë, ish-Podjevë ku Ismeti regjistrohet në Gjimanz, të cilin edhe e kryen me sukses.

Nuk arriti të regjistrohet në fakultet dhe të vazhdojë studimet, meqë kishte marrë  ftesë për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. E rekturotjnë në kazermën ishtarake të Tuzit, në Mal të Zi. Pas një kohe, meqë kishte filluar lufta në Kroaci dhe shpërbërja e Jugosllavisë, Ismet Dërguti ashtu sikur edhe shumë shqiptarë të tjerë dezerton ng ushtria jugosllave, kalon kufirin dhe vendoset në Shqipëri. Pas një kohe nga Shqipëria ilegalisht kthehet në Kosovë, në vendlindje, por nuk qëndroi  gjatë dhe shkoi në Gjermani ku punonte edhe babai i tij, i cili asokohe doli në pension dhe u kthye në shtpinë e tij në Besianë.

Ismeti mbeti në Gjermani dhe filloi aktivitetin e tij në kuadër të Lëvizjes. Ishte edhe nën ndikim të ideve të xhaxhait të tij, Abdullah Dërgutit, i cili për veprimtari antijugosllave ishte dënuar 9 vjet burg.

Në vitin 1996,  i vdes babai dhe ai detyrohet të kthehet në shtëpi.

Asokohe kontakton me luftëtarët e ardhshëm të Kosovës dhe me disa  bashkëveprimtarë të vet nga fshati Revuçë dhe Lumadh, ish Velika Rekë kishte depërtuar në fshatin Bajgorë të Llapit pët të kryer stërvitjet ushtarake. Ai  kishte qenë edhe më parë i stërvitur gjatë shërbimit të dhunshëm ushtarak, në Mal të Zi.  Ishte në mesin atyre që me kohë formuan Brigadën 152, “Shaban Shala” të Zonës Operative të Llapit.

Ka marrë pjesë në luftimet e zhvilluara në Kaçanoll, Bajgorë, Dobratin e në vende të tjera.

Më 24 dhjetor të vitit 1998, ishte në mesin e luftëtarëve që luftuan trimërisht kundër forcave serbe në Betejen e njohur të Llapashticës. Gjatë asaj beteje legjendare luftëtarët e UÇK-së shkruan faqe heroizmi e lavdie duke luftuar fyt për fyt me forcat serbe të cilat si numërikish ashtu edhe në teknikë lufte ishin shumë fish më të mëdha.

Në luftimet gjatë Betesës së Llapshticës kanë rënë: Ismet Derguti, Isa Havolli, Skender Zejnullahu, Miftar Zejnullahu, Lulzim Jashari, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli dhe Jetullah Kastrati.

Pasi trupi i tij ishte tërhequr nga vendi i rënies bashkëluftëtarët e kishin varrosur më 31 dhjetor, të vitit 1998, pikërisht në ditën kur kishte mbushur 27 pranvera të jetës.

Ismeti ka lënë një vëlla dhe tri motra

Ai ishte i martuar dhe më 25 maj, të vitit 1999,  gjashtë muaj pas rënies së tij heroike, i lindi bija, të cilën e pagëzuan me emrin, Kosovare.  Ajo po rritet së bashku e gjyshën dhe xhaxhanë,  Ahmet Dërgutin, në Besianë.

Kontrolloni gjithashtu

Elez Ramë Geci (11.2.1951 - 28.3.1999)

Elez Ramë Geci (11.2.1951 – 28.3.1999)

Elez Ramë Geci lindi më 11 shkurt të vitit 1951. Babai i tij, Rama i …