Ismet Kryeziu: Mediet po e ekspozojnë korrupsionin e nivelit të lartë politik dhe ndërhyrjen e pushtetit në institucione

Drejtori i Institutit Demokratike të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se raportimet e medieve që po e ekspozojnë korrupsionin e nivelit të lartë politik dhe ndërhyrjen e pushtetit te institucionet e pavarura po kalojnë pa lënë gjurmë në shoqërinë tonë. Përgjimet për qeverinë Kurti, që po ekspozojnë korrupsion të nivelit të lartë politik, ndërhyrje në institucionet e pavarura, kontroll të mediave dhe linçim të tyre, po duket që po kalojnë pa lënë gjurmë te shoqëria jonë. Opozita e fragmentuar, jo vetëm që nuk po arrin të gjejë skandale, por as ato që po publikohen nga mediat nuk po i përdor si mundësi për t’i adresuar, për të krijuar një alternativë apo për të rritur ndjesinë qytetare ndaj këtyre skandaleve të keqqeverisjes. Ismet Kryeziu treguar se si kishin dikuar skandalet qeveritare në vendet e rajonit, si për shembull, Përgjimet e njohura si ‘bomba’, që ekspozuan skandalet e qeverisë Gruevski në Maqedoni, çuan në protesta masive dhe në një krizë të thellë politike, duke e bërë të paalternativë dorëheqjen e qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi përplaset me Kryeministrin Kurti për urgjencën e amendamenteve të Buxhetit për vitin 2025

Deputeti Arben Gashi ngre akuza për shkelje kushtetuese në Kuvend

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me seancën e mbajtur në Kuvendin …