The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Ismet Tara: Gjykata Speciale raciste, nuk mund të vendosë drejtësi

Komandanti i Brigadës 124 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, Ismet Tara thotë se ka luftuar me të gjitha forcat për çlirimin e Kosovës dhe nuk ka përse pendohet, as i frikësohet ndonjë gjykate. Duke qenë i ftuar për ta marrë në pyetje nga Gjykatën Speciale në Hagë, më 17 shkurt të këtij viti, ai ka thënë se nuk pendohet për asnjë armik që e ka vrarë në fushë-betejë dhe aktakuzat e Speciales i quan të pabaza dhe të përgatitura nga Beogradi. I gatshëm të përballet me çdo aktakuzë, Tara thotë se beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së. Për besimin në luftën që ka zhvilluar ndihet krenar, saqë nuk do të angazhojë asnjë avokat për mbrojtjen e tij. Do të triumfoj para kësaj gjykate ‘të padrejtë’.  Kjo gjykatë raciste,  nuk mund të vendosë drejtësi. Bindjen e tij se ndihet i pafajshëm e bazon me intervenimet e NATO-s kundër regjimit kriminal të Serbisë së kohës së Milosheviqit.  Tara thotë se nuk do të pranojë ndihmë për mbrojtje as nga buxheti i Kosovës, por  ka kërkuar që shpenzimet e udhëtimit t’ia kryejë Gjykata Speciale në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …